Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Arsimimi dhe edukimi i brezave është mision i shenjtë

Prishtinë, 07.03.2017

Të nderuarit kolegë edukimi dhe arsimimi i brezave është mision i shenjtë dhe kërkon sakrifica. Këtë e dëshmuan mësuesit tanë nëpër vite e dekada. Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe është një datë e shënuar dhe na obligon që të lartësojmë kujtimin për gjithë mësuesit e kombit tonë që nga shkolla e parë shqipe e deri më sot. Lartësojmë kujtimin për pishtarët e parë të dijes , për mësuesin dhe dëshmorin e kombit Shaban Jashari dhe mësuesit e atdhetarët tjerë që e mbrojtën arsimin shqip dhe mbajtën të gjallë shpresën për lirinë e atdheut. Edhe sot e gjithmonë edukimi i brezave mbetet mision i shenjtë dhe prandaj të vazhdojmë me angazhime të shtuara për arritje të reja e për ngritje të vazhdueshme të cilësisë.abc
Të vazhdojmë me unitetin shembullor dhe të jemi sot e gjithmonë bashkë e në SBASHK e ne Ju premtojmë se SBASHK-u do të vazhdojë me angazhimet për të qenë vazhdimisht në shërbimin tuaj dhe në mbrojtje të kërkesave tuaja të drejta. Besojmë shumë se edhe kërkesa juaj e madhe lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta do të shkojë së shpejti në Qeveri dhe Parlament dhe ju do të gëzoni statusin e personit të merituar për shtetësinë e Kosovës. Gëzuar festën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook