Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon me organizimin e trajnimeve për anëtarësinë

Atmosferë pune e përkushtimi në Drenas, Prizren e Prishtinë

Prishtinë, 16.05.2022

albertMe të arritur të kërkesave nga koleget e kolegët tanë për organizimin e trajnimeve, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me zyrtaren për trajnime Albina Arifi e stafin qendror kanë komunikuar me trajnerët për të organizuar trajnimet sipas vullnetit të anëtarësisë. Kështu në shkollën "Rasim Kiçina" të Drenasit ka nisur me sukses trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Nexhmedin Gruda. Trajnimi i njëjtë e i udhëhequr nga trajneri Albert Samadraxha është duke u organizuar edhe në shkollën "Avdyl Frashëri" të Prizrenit, kurse në shkollën "Dardania" të Prishtinës me sukses ka nisur trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajneren Valentina Sopjani.

Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar për Prishtinën Ahmet Pllana ka vizituar pjesëmarrësit në trajnim duke u dëshiruar arritje më të mëdha e duke u shprehur se SBASHK-u, krahas angazhimeve të shumta në shërbim të anëtarësisë, po organizon me sukses edhe trajnimet e licencuara bazuar në vullnetin dhe kërkesat e anëtarësisë. Ai ka deklaruar se ky aktivitet tepër me rëndësi do të vazhdojë të organizohet edhe në të ardhmen dhe për këtë ka falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut.ahmetii
SBASHK shpreh respekt për gatishmërinë e trajneres Sopjani dhe trajnerëve Samadraxha e Gruda që të japin kontribut maksimal për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti në shërbim të anëtarësisë.

I tërë sistemi arsimor në grevën paralajmëruese njëorëshe

Prishtinë, 12.05.2022

FERIZAJ5Shumë të nderuar anëtarë të SBASHK-ut dhe ju punonjës të arsimit e kulturës që ende nuk jeni anëtarë të SBASHK-ut por që sot e përkrahet grevën e shpallur nga BSPK dhe e mbështetur nga federatat në BSPK e në këtë rast edhe nga SBASHK-u.
Kemi kënaqësinë të iu informojmë se sipas informatave që i kemi marr nga Këshillat Greviste Komunale dhe Universitete (Këshillat Greviste të SUSHK-ut) tregon se pas mbajtjes së grevës njëorëshe edhe në ndërrimin e dytë në nivel vendi greva ishte e realizuar pothuajse 100%, përjashtim bën vetëm shkolla fillore "Iliria" në Prishtinë, të cilët nuk e kanë respektuar thirrjen për grevë, për shkak se në këtë shoqatë sindikale ende nuk janë kryer zgjedhjet e ndoshta janë keq informuar nga ish kryetari i kësaj shoqate sindikale.Screenshot 2022 05 12 141459
Që të jemi sa më korrekt në informim, gjithashtu sipas informatave që kemi në komunën e Decanit në dy shkolla kanë thyer grevën dy mësimdhënës si dhe në komunën e Gjilanit dhe Rahovecit nga një mësimdhënës, por duke marr parasysh numrin e anëtarësisë së SBASHK-ut që është 25,123, grevës iu kanë përgjigjur rreth 27,000 punonjës të këtij sektori, që do të thotë edhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut, janë solidarizuar me grevën.
Pjesëmarrja kaq e madhe në grevën paralajmëruese na obligon neve udhëheqësinë e SBASHK-ut që të jemi shumë këmbëngulës drejt realizimit të kërkesave tuaja tanimë të njohura dhe presim reflektim pozitiv nga Qeveria për t'i realizuar kërkesat, përndryshe nëse deri me datë 20 maj 2022 nuk ka marrëveshje për plotësim të kërkesave, qysh nga sot iu ftojmë që të bëhen gjitha përgatitjet e duhura që me datë 20 maj 2022 të gjithë së bashku e të bashkuar edhe me anëtarët e federatave tjera sindikale, të organizojmë një protestë në Prishtinë, e cila do të jetë paralajmërimi i fundit para grevës së përgjithshme, të cilën pritet ta shpall BSPK, në rast të mos përmbushjes së kërkesave të anëtarësisë së federatave sindikale.

Takimi i parë i Këshillit të ri Drejtues të SBASHK-ut

Unitet i plotë në marrje të vendimeve konkrete

Prishtinë, 29.04.2022
279367144 355002499997524 7067354069128404415 nNë afatin e paraparë me Statutin e SBASHK-ut është bërë konstituimi i Këshillit të ri Drejtues, i cili ka mbajtur takimin e parë në përbërje të re për të analizuar situatën aktuale e për të marrë vendime brenda kompetencave që ka.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar anëtarët e Këshillit Drejtues duke u kujtuar se janë pjesë e organit më të lartë të SBASHK-ut mes dy Kongreseve dhe se i presin shumë angazhime në përpjekjet për të realizuar kërkesat e anëtarësisë në këtë kohë plot sfida. Pas konstituimit të Këshillit Drejtues, kryetari Jasharaj i ka dorëzuar shkresën Komisionit kandidues duke u bazuar në pikën 22 te nenit 69 të Statutit të SBASHK-ut që ka të bëj me zgjedhjen e nënkryetares. Komisioni ka vlerësuar se kandidatja Vjollca Shala plotëson gjithë kriteret e kërkuara nga Statuti. Vjollca Shala ka prezantuar para pjesëmarrësve programin e punës për katër vitet e ardhshme dhe pas kësaj anëtarët e Këshillit Drejtues me votën e lirë e të fshehtë i kanë dhënë besimin edhe për një mandat koleges Shala që të jetë nënkryetare e SASHK-ut.
Pas kësaj anëtarët e Këshillit Drejtues kanë dëgjuar informatat e kryetarit Jasharaj, nënkryetares Shala dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri lidhur me situatën aktuale dhe për angazhimet që janë bërë në kuadër të BSPK-së që të ketë dialog me institucionet dhe që të gjendet zgjedhje për kërkesat aktuale të anëtarësisë. Është theksuar se ka pasur takime e komunikim, porse kjo është vlerësuar e pamjaftueshme dhe prandaj në takimin e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së sindikatat anëtare janë pajtuar që të ketë edhe veprime sindikale duke saktësuar se më datën 12 maj tërë sektori i arsimit, por edhe sektorët tjerë publik do të mbajnë grevë njëorëshe, ndërsa më 20 maj, nëse deri atëherë nuk ka lëvizje e marrëveshje konkrete, atëherë do të organizohet një protestë me pjesëmarrjen e gjithë anëtarësisë.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në këtë takim mori vendim që të fillohet me përgatitjet për realizimin e aktivitetit tradicional për dërgimin e një numri të konsiderueshëm të anëtareve e anëtarëve të SBASHK-ut për pushime në bregdetin shqiptar duke rikujtuar edhe kriteret që duhen respektuar nga shoqatat sindikale gjatë përzgjedhjes së pushuesve.

NJOFTIM / Protestë

NJOFTIM

U mbajt Kongresi i 8-të i SBASHK-ut

Dëshmi e unitetit dhe e gatishmërisë për angazhime në shërbim të anëtarësisë

Prishtinë, 05.04.2022

eparaNë ambientet e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë të shtunën e 2 prillit u mbajt Kongresi i 8-të i SBASHK-ut. Komisioni përgatitor, udhëhequr nga nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror dhe me vullnetarë sindikalë me përkushtim kishin bërë angazhime të jashtëzakonshme që kjo ngjarje e veçantë të ketë rrjedhë të mbarë.
SBASHK me punë e angazhim ka krijuar respekt meritor edhe të Internacionalja e Arsimit (EI), te Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), por edhe të sindikatat simotra nga shtetet e ndryshme dhe kjo u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e tyre në Kongres. Ishin në këtë ngjarje të rëndësishme dhe me fjalët përshëndetëse shprehen gjithë respektin, por edhe përkrahjen për angazhimet e SBASHK-ut Drejtorja e ETUCE-së Susan Flocken, mikja e madhe e SBASHK-ut Trudy Kerperien, që është anëtare e Bordit qendror të EI-së, nënkryetare e ETUCE dhe sekretare për marrëdhënie me jashtë e Sindikatës së Arsimit të Holandës, drejtori i programit të Qendrës së Solidaritetit me bazë në SHBA Steven McCloud, Kryetari i sindikatës së Arsimit të Turqisë Ali Yalçin, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit nga Shqipëria Nevruz Kaptelli, kryetari i Federatës Sindikale të Arsimit dhe Shkencës nga Shqipëria Isa Rekaj, Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Jakim Nedelkov, Kryetari i Sindikatës së Arsimit nga Mali i Zi, Radomir Bozhoviq, Kryetari Sindikatës së Arsimit nga Qiproja turke Ozan Elmali , përfaqësuesi nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja profesori i nderuar Agim Hasani, Rektori i nderuar Artan Nimani, Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva, Kryetari i Këshillit të Prindërve të Komunës së Prishtinës Jeton Demi, Kryetari e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla dhe kryetari i nderuar të BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli. Delegatëve dhe mysafirëve me një fjalë rasti u është drejtuar edhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci.
Në fillimet e punimeve të Kongresit në kuadër të fjalës përshëndetëse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka shprehur respekt të lartë për unitetin e shkëlqyer të gjithë anëtarësisë e pastaj me një fjalim emocional ka kujtuar koleget e kolegët që pandemia duke u bërë mik i ngushtë me vdekjen i mori duke na krijuar zbrazëti e dhembje të madhe. Pas kësaj kryetari Jasharaj duke folur për arritjet dhe angazhimet e SBASHK në të ardhmen u ka deklaruar delegatëve se nuk bën shumë plane të angazhimit në letër sepse plani i veprimit e angazhimit të SBASHK-ut janë kërkesat dhe zëri i anëtarësisë.
I penguar që të jetë në Kongres nga angazhimet e shumta dhe situatat e reja të krijuara në shumë sindikata kudo në Evropë e botë, sekretari i përgjithshëm i EI-së, David Edvards i është drejtuar pjesëmarrësve me një mesazh përmbajtjesor e domethënës nga larg duke ripërsëritur përkrahjen e Internacionales së Arsimit për SBASHK-un në përpjekjet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Pas kësaj Drejtorja e Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsim znj. Flocken i është drejtuar Kongresit duke ia bërë të qartë Ministres Nagavci se të 11 milionë anëtarët e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës ishin dhe janë me sindikatën anëtare SBASHK dhe e mbështesin në të gjitha angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Ajo ka përsëritur se Qeveria ka obligim të zhvillojë dialog të mirëfilltë me SBASHK-un dhe të realizojë kërkesat legjitime. Mikja e madhe e SBASHK-ut znj. Kerperien, që është anëtare e Bordit qendror të EI-së, nënkryetare e ETUCE dhe sekretare për marrëdhënie me jashtë e Sindikatës së Arsimit të Holandës ka kujtuar bashkëpunimin me SBASHK-un nëpër vite e dekada duke shprehur gëzimin për arritjet e shumta që ka shënuar kjo sindikatë. Edhe mysafirët tjerë në fjalët e tyre përshëndetëse kanë vlerësuar lart angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut duke ripërsëritur se solidarizohen dhe mbështesin këtë sindikatë në gjithë përpjekjet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë. SBASHK duke vlerësuar lart angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme morale për gjithë sindikatat në botë e në veçanti edhe ndaj SBASHK-ut ka nderuar me titullin më të lartë Honoris Causa Fehmi Agani sekretarin e përgjithshëm të Internacionales së Arsimit David Eduards, Drejtoren e Unionit Evropian të Sindikatave për Arsim Susan Flocken dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri për kontribut të lartë në gjithë angazhimet dhe aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.
edytsa


Një moment i veçantë e plot emocione në Kongres ishte lartësimi i kujtimit për koleget e kolegët tanë të vdekur nga Covid.
"Covid u bë shok i ngushtë me vdekjen dhe ua ndërpreu rrugëtimin në misionin e shenjtë shumë kolegeve e kolegëve tanë. Lajmet që ata më nuk janë mes nesh na pikëlluan vazhdimisht dhe edhe sot e gjithmonë do ta ruajmë e lartësojmë kujtimin për ta", u shpreh plot emocione kryetari Jasharaj teksa në ekran shfaqeshin fotografitë e kolegeve e kolegëve tanë që nuk janë më mes nesh.
Në pjesën e dytë të punimeve Kongresi ka aprovuar raportet e punës dhe atë financiar e të Komisionit mbikëqyrës dhe ka votuar përbërjet e Komisioneve të Kongresit. Delegatët e kanë aprovuar me votën e tyre edhe Planifikimin buxhetor për 4 vitet e ardhshme.
Në vazhdim të punimeve delegatët janë njoftuar nga Komisioni Kandidues për propozimet e arritura për kryetar të SBASHK-ut dhe për Komisionet gjegjëse. Delegatët e me votën e tyre të fshehtë e në garën mes dy e më shumë kandidatëve kanë zgjedhur edhe për një mandat Rrahman Jasharajn për kryetar të SBASHK-ut e po ashtu kanë votuar e zgjedhur edhe tre anëtarë të Komisionit Mbikëqyrës dhe pesë anëtarë të Komisionit Statutor. SBASHK falënderon dekanin dhe stafin e të punësuarit në Fakultetin e Edukimit për përkrahjen për mbajtjen me sukses të Kongresit.
Kongresi kishte rrjedhë të mbarë dhe përfundoi me sukses punimet. SBASHK falënderon mediet për raportimet dhe lajmet korrekte lidhur me Kongresin.

SBASHK- Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe

Prishtinë, 07.03.2022

158442004 3714594968765043 2586583998204367876 nSa herë vjen marsi mësuesit e nxënësit lartësojnë kujtimin për Epopenë e lavdishme të UÇK -së dhe për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit që i ndërruan kahjen historisë dhe u bën gurëthemel të lirisë së Kosovës. Kujtojmë me krenari mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe pishtarët e dijes, që nëpër dekada e shekuj mbrojtën rrezet e dritës kundër errësirës. Këtë vit kudo në komunat e Kosovës dhe në institucionet e arsimit lartësimi i kujtimit për pishtarët e dijes dhe ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga SBASHK për të pensionuarit u shoqërua edhe me momente të dhembjes duke përmendur në shenjë nderimi emrat e kolegeve e kolegëve tanë, që Covidi duke u bërë mik i ngushtë me vdekjen, na i rrëmbeu nga mesi ynë duke ua ndalur angazhimin në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave, por i përjetshëm do të jetë kujtimi për ta.
Punëtorë të nderuar të arsimit ju bashkë me nxënësit do të vazhdoni betejën për dije e njohuri të reja, ndërsa SBASHK do të vazhdojë me përkushtimin në prezantimin dhe realizimin e kërkesave tuaja. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në plotësimin e kërkesave tuaja, që i kemi bërë publike. SBASHK edhe në këtë ditë feste kujton institucionet se vazhdojmë angazhimet që kërkesat t'i realizojmë me dialog, por po përgatitemi edhe për veprime sindikale.
Bashkë në SBASHK në rrugëtimin tonë drejt arritjeve të reja. Gëzuar dita e mësuesit dhe e shkollës shqipe.

SBASHK vlerëson lart aktivitetin e djeshëm të shkollave të Kosovës

Mesazh domethënës për nxënësit dhe mësimdhënësit e Ukrainës

 

Prishtinë,03.03.2022

topSBASHK duke u bashkuar angazhimit të udhëheqësve sindikal të EI-së dhe ETUCE-s dhe sindikatave simotra nga vendet demokratike të Evropës e tërë botës u ishte drejtuar me apel punëtorëve të arsimit që në shenjë solidariteti me nxënësit dhe mësimdhënësit e Ukrainës e për ta gjykuar publikisht agresionin rus të zhvillojnë aktivitete modeste në orët e para në të dy ndërrimet.
SBASHK duke parë fotografi e xhirime të këtij aktiviteti kudo në shkollat e Kosovës vlerëson lart këtë aktivitet, i cili dërgoi mesazh domethënës të mbështetjes e solidaritetit për nxënësit dhe mësimdhënësit e Ukrainës e duke gjykuar në të njëjtën kohë agresionin rus.
SBASHK i ka dërguar informatë Internacionales së Arsimit (EI) dhe Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE). Ne te ju lexues të nderuar po përcjellim përmbajtjen e informatës bashkë me Deklaratën e përbashkët të EI-ETUCE për Ukrainën.

'' I nderuari Sekretar i përgjithshëm i EI-së ,z. Edvards, e nderuara Drejtore e përgjithshme e ETUCE, znj. Flocken Ju përshëndesim dhe urojmë të jeni mirë.
Ju falënderojmë për këshillat lidhur me solidaritetin dhe mbështetjen për kolegët tanë ukrainas.
Ju informojmë se SBASHK iu bashkua kolegeve e kolegëve sindikalistë nga Evropa dhe e tërë bota duke apeluar te gjithë anëtarësia jonë për një aktivitet solidariteti për nxënësit dhe kolegët tanë ukrainas e duke gjykuar e dënuar agresionin e Rusisë.viber image 2022 03 02 14 55 06 256
Ky aktivitet u zhvillua dje në orët e para në të dy ndërrimet e mësimit në shumicën e shkollave të Republikës së Kosovës dhe nxënësit dhe mësimdhënësit nga i gjithë vendi ynë me fjalë e shprehje nga zemra shprehen solidaritetin duke bashkë-ndjerë dhembjen për gjendjen atje dhe për viktimat e pafajshme e duke gjykuar agresionin rus me lutjen e përbashkët që atje të ndalet lufta dhe të kthehet paqja, të dëgjohet zilja e shkollës dhe kënga e buzëqeshja e fëmijëve të Ukrainës. Ky aktivitet ka arritur efektin e pritur dhe është përcjellë edhe nga mediet e po ashtu janë publikuar pamje të shumta nga ky aktivitet edhe në rrjetet sociale. Po ashtu kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka dhënë deklarata për shumë medie të Kosovës për këtë aktivitet solidariteti dhe është kyçur në një debat për solidaritetin për Ukrainën edhe në një televizion të Shqipërisë.
I nderuari Sekretar i përgjithshëm i EI-së ,z. Edvards, nderuara Drejtore e përgjithshme e ETUCE, znj. Suzan Flocken ne bashkë me këtë informatë të shkurtër po ju dërgojmë edhe foto e pamje të xhiruara nga ky aktivitet yni.
Po ashtu Ju informojmë se në faqen tonë zyrtare bashkë me një përshkrim të aktivitetit tonë ilustruar me shumë foto po botojmë edhe Deklaratën e përbashkët EI-ETUCE për Ukrainën. E po ashtu do të botojmë edhe shkrime e foto nga aktivitetet e sindikatave simotra në mbështetje të kolegëve tanë në Ukrainë.'', thuhet në informatën e SBASHK-ut.

Në vazhdim po botojmë edhe Deklaratën e përbashkët të EI- ETUCE për Ukrainën.
Edukatorët në mbarë botën qëndrojnë me popullin e Ukrainës dhe dënojnë aktin e luftës të Rusisë

Deklaratë e përbashkët EI-ETUCE për Ukrainën

viber image 2022 03 03 12 25 05 941Duke injoruar lutjet globale për paqe dhe diplomaci, Rusia ka nisur një pushtim të pajustifikueshëm në shkallë të plotë të Ukrainës. Education International solidarizohet me mësuesit, studentët dhe popullin e Ukrainës dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë gjakderdhjen dhe të bëjë çmos për të shmangur një krizë katastrofike humanitare në Evropë.

"Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është i papranueshëm. Edukatorët në mbarë botën qëndrojnë me kolegët, studentët dhe komunitetet tona në Ukrainë dhe denoncojnë pushtimin. Konflikti ka kushtuar tashmë 14,000 jetë që nga viti 2014, duke plagosur mijëra dhe duke zhvendosur 1.5 milion njerëz. Dhuna duhet të ndalet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i bashkuar përballë këtij agresioni dhe të mbështesë të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur të ardhmen e saj", tha David Edwards, Sekretari i Përgjithshëm Ndërkombëtar i Arsimit.

Susan Flocken, Drejtore e ETUCE, Rajoni Evropian i Arsimit Ndërkombëtar tha: "Mësuesit, akademikët dhe sindikatat e tyre në Evropë janë të tronditur nga ndërhyrja ushtarake e Federatës Ruse në shtetin sovran të Ukrainës. ETUCE dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe shpreh mbështetjen e saj të fortë dhe solidaritetin e thellë me kolegët, mësuesit, akademikët dhe studentët dhe të gjithë njerëzit e Ukrainës. Jetët e miliona njerëzve janë në rrezik. Lufta dhe pushtimi nuk duhet të ndodhin kurrë në shoqëritë bashkëkohore ku njerëzit përdorin fjalë dhe jo armë për të arritur një zgjidhje. Pushtimi duhet të pushojë."

Ne jemi angazhuar me organizatat anëtare në Rusi dhe Ukrainë për të theksuar rëndësinë e dialogut dhe të ruajtjes së vlerave të arsimit dhe paqes. Ne afirmojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj organizatave tona anëtare në Ukrainë - Sindikata e Punëtorëve të Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës (TUESWU) dhe Sindikata e Lirë e Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës (VPONU).viber image 2022 03 02 15 36 23 385

Në deklaratën e tyre, TUESWU, e cila përfaqëson 1.4 milionë punonjës të arsimit në Ukrainë, theksoi "se ky skenar agresiv do të ketë pasoja katastrofike humanitare, por gjithashtu do të dëmtojë ndjeshëm ekonominë e vendit. Miliona vende pune mund të shkatërrohen, dhe shkatërrimi i institucioneve arsimore, shërbimeve sociale dhe ekonomisë do të çonte në varfëri dhe skamje. Mirëqenia sociale dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve nuk do të ishin më në axhendë".

Pushtimi i Rusisë në territorin sovran të Ukrainës është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar që do të rezultojë në humbje tragjike të jetës njerëzore dhe kërcënon jo vetëm sigurinë e Ukrainës, por të gjithë rajonit. Pasojat e gjera të këtij akti lufte nuk mund të nënvlerësohen.

Populli i Ukrainës ka të drejtë për një të ardhme pa dhunë dhe luftë. Ata kanë të drejtën sovrane për të vendosur në mënyrë demokratike të ardhmen e tyre si komb. Bota duhet të qëndrojë me ta dhe të dyfishojë përpjekjet për të siguruar paqen në vend dhe në kontinent.

Apel për anëtarësinë e SBASHK-ut

Prishtinë, 01.03.2022

llogo sbTë nderuar mësimdhënës, duke shprehur brengën e agresionit rus në Ukrainë e duke u solidarizuar me sindikatat e arsimit të Ukrainës dhe popullin ukrainas sikurse edhe EI, ETUCE e shumë sindikata tjera, apelojmë te ju që dita e nesërme 2 mars 2022 (e mërkurë), ora e parë mësimore në të gjitha ndërrimet t'i kushtohet Ukrainës me aktivitete me nxënës në shenjë solidariteti me ta e njëkohësisht edhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë.
Aktivitetet mund të zhvillohen duke paraqitur me projektor flamurin ukrainas dhe të Kosovës, pastaj punime/vizatime të ndryshme nga nxënësit me simbol të shtetit të Ukrainës dhe të shtetit tonë Kosovës.kosovo flag ukraine 3d rendering 260nw 431833870
Një mbështetje e tillë për ne është obligim moral e human, për shkak se kur kemi qenë në situata të tilla ne mësimdhënësit, nxënësit e i tërë populli kosovar, ka pasur organizime të tilla solidariteti për ne nga mësimdhënës e nxënës të shteteve të ndryshme të mbarë botës.
Aktivitetet e tilla paraqitni në rrjetet sociale të shkollës apo ato personale e njëkohësisht edhe ne do t'i paraqesim në rrjetet tona sociale dhe do t'iu përcjellim edhe kolegëve tanë në EI, ETUCE dhe Ukrainë.

Një vizitë shumë e veçantë në selinë e SBASHK-ut

Anduena Krasniqi talent i lindur për pikturën

Prishtinë, 25.02.2022
274567019 528500458585674 3524904721052406170 nEnver Krasniqi, invalid i UÇK-së bashkë me vajzën e tij Anduenën kanë vizituar selinë e SBASHK-ut dhe kanë bashkëbiseduar lirshëm me kryetarin Jasharaj për situatën në arsim dhe për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë. Kryetari Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehet i nderuar me këtë vizitë dhe se gjithë anëtarësia e SBASHK-ut ndjehet krenare me çdo sukses e arritje të nxënësve të Kosovës.
"Kosova ka një rini të shkëlqyer. Krenohemi kur shohim se ka shumë talentë në muzikë, artin skenik, në pikturë e skulpturë sepse këta fëmijë nesër do të jenë emra të çmuar dhe do jenë krenaria e Kosovës", është shprehur Jasharaj, i cili pastaj ka pranuar një dhuratë me vlerë nga nxënësja piktore Anduena Krasniqi. Një pamje e bukur e natyrës e punuar në pëlhurë është dëshmi e talentit të lindur dhe prirjes së natyrshme që Anduena ka për artin. Anduenës dhe gjithë nxënësve talentë të Kosovës u urojmë jetë të lumtur e plot arritje e suksese.

Sindikatat takohen për konsultime dhe koordinim të aktivitetit dhe veprimeve

Prishtinë, 16.02.2022

273748405 981356732807228 1363816500006038492 nJanë takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, të Sindikatës së Administratës Publike dhe ata të Sindikatës së Policisë për të bashkëbiseduar për situatën e krijuar pas qarkullimit të një versioni të Projektligjit të pagave. Ata kanë treguar për shqetësimet e anëtarësisë që përfaqësojnë duke përsëritur qëndrimet dhe vërejtjet lidhur me Projektligjin për paga. Përfaqësuesit e të tri këtyre Sindikatave janë shprehur se në pritje të takimeve me Ministritë gjegjëse kanë ngritur grupe punuese duke përgatitur propozime konkrete e të argumentuara , të cilat do t'i prezantojnë.
Përfaqësuesit e këtyre tri sindikatave kanë shprehur pakënaqësi të shumta ndaj versionit të Projektligjit që është duke qarkulluar dhe janë pajtuar që në fillim të javës së ardhme BSPK-ja të organizojë tryezë tematike me pjesëmarrjen e të gjitha Sindikatave për të debatuar për situatën aktuale në të gjithë sektorët dhe për të koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale.

Edhe në vikendin 5 e 6 shkurtit aktivitete në shërbim të anëtarësisë

Mirënjohje dhe respekt për angazhimin dhe përkushtimin e SBASHK-ut

Prishtinë, 07.02.2022
vviiiSikur në vikendet e kaluara, edhe të shtunën e të dielën e 5 dhe 6 shkurtit koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në koordinim me disa prej kryetarëve të nivelit komunal sindikal kanë vazhduar me aktivitetin e trajnimeve të licencuara. Kështu në Malishevë pjesëmarrësit, pasi kanë përfunduar trajnimin për disa module të "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" janë takuar prapë për të dëshmuar njohuritë e arritura.
Këtë aktivitet e ka monitoruar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Pjesë e këtij angazhimi ishte edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën Skënder Gashi, i cili u ka uruar pjesëmarrësve sukses e pastaj ka falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë.mali
Në anën tjetër po në këtë vikend 35 kolege e kolegë nga komuna e Vitisë kanë nisur me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie"me trajnerin Musli Neziri. Në fillim të aktivitetit edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Vitisë Kemajl Bislimi ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe trajnerin për t'u dhënë pastaj sqarime lidhur me rrjedhën e këtij trajnimi. Pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje dhe respekt për angazhimin dhe përkushtimin e SBASHK-ut duke vlerësuar se me njohuritë e reja që do të marrin nga ky trajnim do të jenë edhe të suksesshëm në procesin edukativ e arsimor.
Po në vikendin e 5 dhe 6 shkurtit ka filluar edhe trajnimi "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajneren Besa Hoxha Krasniqi. Në këtë trajnim që zhvillohet online pjesëmarrës janë koleget e kolegët tanë nga Mitrovica, Gjilani, Drenasi, Vitia, Prizreni, Klina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Novobërda.

Ma artikuj...

  1. Edhe një marrëveshje në shërbim të anëtarësisë
  2. SBASHK u takua me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Arben Gashi
  3. Aktivitete të SBASHK-ut edhe të dielën e 16 janarit
  4. Mbledhja konsultative me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  5. Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Vushtrri
  6. Përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan me ministren Nagavci për çështje me rëndësi
  7. Inspektorët e punës nuk po kryejnë obligimet e veta se janë të zënë me sindikatat
  8. Informatë për anëtarësinë e SBASHK-ut
  9. SBASHK uron punëtorët arsimorë në nisje të periudhës së dytë
  10. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës të Kosovës (SUSHK)
  11. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës
  12. ETUCE dhe EPSU në mbështetje të SBASHK-ut njoftojnë Komisionerin e BE-së, Schmit
  13. U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së arsimit parauniveristar i Shtërpcës
  14. Kuvendi i Arsimit të Mesëm të Lartë
  15. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Dragash
  16. U mbajt Kuvendi i Arsimit Parafillor, Fillor e të Mesëm të Ulët
  17. Edhe një marrëveshje e SBASHK me institucione shëndetësore
  18. Takimi i jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve
  19. SBASHK vazhdon takimet me shefat e Grupeve Parlamentare
  20. SBASHK u takua me Ministrin Sfeçla dhe Ministren Nagavci
  21. Respekt meritor ndaj anëtarësisë së SBASHK-ut
  22. SBASHK u takua me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje
  23. SBASHK-u në përgatitje për protestën e 4 dhjetorit
  24. Në përmbyllje të një aktiviteti të rëndësishëm të SBASHK-ut
  25. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Mitrovicë
  26. SBASHK vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  27. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Pejë
  28. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Prizren
  29. SBASHK-u i prezantoi Ministres Nagavci shqetësimet lidhur me Ligjin e pagave
  30. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Rahovec
  31. Është rikthyer aktiviteti i trajnimeve nga SBASHK
  32. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës
  33. Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Podujevë
  34. SBASHK u takua me Ministren Nagavci për normalizimin e procesit mësimor
  35. Aktivitete të shumta edhe gjatë gjithë kësaj jave
  36. Kuvend zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Suharekë
  37. Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Gjilan
  38. Harresa e Qeverisë ndaj ligjit të pagave do t’i kthej protestat dhe grevat
  39. SBASHK-u uron 5 tetorin- Ditën Botërore të Mësuesve
  40. Konferenca përmbyllëse e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)
  41. SBASHK-u analizon fillimin e vitit të ri shkollor
  42. SBASHK uron punëtorët e arsimit për vitin e ri shkollor
  43. Numër i madh i mësimdhënësve edhe në trajnimet e nisura më 24 shtator
  44. Trajnimet kanë vazhduar edhe të martën e 21 shtatorit
  45. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në vikendin e 18 shtatorit
  46. Në Drenas trajnime për programet kompjuterike në mësimdhënie
  47. Aktivitete tё SBASHK-ut nё shёrbim tё antarёsisё nё vikendin e 11 shtatorit
  48. U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut
  49. Edhe një aktivitet i veçantë i SBASHK –ut
  50. Edhe në ditën e dytë të vikendit u vazhdua me trajnimet

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook