Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit të Mesëm në kuadër të SBASHK-ut

Kryetare e këtij Kuvendi u zgjodh Vjollca Shala

Prishtinë, 24.12.2017
SAMK1Ka përfunduar me sukses agjenda e zgjedhjeve në të gjitha nivelet arsimore të SBASHK-ut. Këtë të diel është mbajtur edhe Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit të Mesëm të Lartë në kuadër të SBASHK-ut. Edhe pse ishte e diel përfaqësuesit nga shkollat e mesme të Kosovës kanë ardhur në Sallën e takimeve të Qendrës së Studentëve për të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm për këtë nivel arsimor të Kosovës. Në fjalën përshëndetëse kryetari i SBASHK-ut ka njoftuar të pranishmit lidhur me angazhimet e sfidat duke kërkuar nga ata përkushtim dhe që të vazhdojnë me unitetin e shkëlqyer në SBASHK.SAMK2 Pas kësaj kryetari i Komisionit Statutor , Ymer Ymeri ka dhënë sqarime nga Statuti lidhur me ecurinë e zgjedhjeve duke treguar se , sikur në takimet tjera zgjedhore edhe tani do të respektohet në përpikëri Statuti dhe vota e delegatëve . Në pjesën e parë të takimit janë ngritur edhe pyetje drejtuar kryetarit lidhur aktualitetin në arsimin e Kosovës dhe angazhimet që janë bërë e duhet bërë për të realizuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit.
Në pjesën e dytë të këtij Kuvendi zgjedhor është kaluar në procesin e zgjedhjeve. Vlenë të theksohet se për çdo post të mundshëm kishte konkurrencë të fortë mes shumë kandidatëve. SAMK3Vota e lirë dhe e fshehtë e anëtarëve të këtij Kuvendi nga e tërë Kosova ka bërë që kryetare e Kuvendit të SAMK të zgjidhet Vjollca Shala, kurse nënkryetar Rexhep Sadiku.
Në pjesën e dytë të votimeve delegatët kanë dhënë shumë propozime për anëtarë të kryesisë duke respektuar edhe parimin që në kryesi të jenë të përfaqësuara të gjitha regjionet. Përmes votës së fshehtë anëtarë të kryesisë janë zgjedhur:
Hazbi Gashi- regjioni i Prishtinës, Hysen Ademi- regjioni i Mitrovicës, Besa Shala- regjioni i Pejës, Bedrush Zeka- regjioni i Gjakovës, Ganimet Mrasori- regjioni i Prizrenit, Hanife Salihu- regjioni i Ferizajt dhe Kemajl Bislimi- regjioni i Gjilanit.SAMK4
Në një fjalë përshëndetëse dhe falënderimi për besimin e dhënë , Vjollca Shala , duke u shprehur edhe në emër të kryesisë së sapo zgjedhur, ka premtuar angazhim të përkushtuar në mënyrë që të jenë zë i vërtetë i të gjithë të punësuarve në Arsimin e Mesëm të Lartë të Kosovës në kuadër të SBASHK-ut.SAMK7SAMK6SAMK5

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Fillor në kuadër të SBASHK-ut

Kryetar i ri u zgjodh  Blerim Mehmeti e nënkryetar Besart Ismajli

Prishtinë,23.12.2017

SKAFPas Kuvendit Zgjedhor të Sindikatës së Universiteteve në kuadër të SBASHK-ut   është mbajtur në  Sallën e Qendrës së studentëve  edhe Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit parafillor, fillor e të mesëm të ulët. Kishin ardhur në këtë Kuvend përfaqësuesit e këtij niveli arsimor nga të gjitha Komunat e  Kosovës. Në fillimet e punimeve të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut në fjalën e tij përshëndetëse ka kujtuar për angazhimet dhe arritjet duke lavdëruar unitetin në SBASHK, i cili, si tha ai, po dëshmohet edhe në këtë Kuvend. Pas kësaj kryetari i deri tashëm i këtij Kuvendi sindikal  ka lexuar raportin e punës, i cili me disa vërejtje e plotësime është aprovuar.

Para se të kalohej në procesin zgjedhor, kryetari i Komisionit statutar të SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka dhënë sqarime lidhur me ecurinë e zgjedhjeve të këtij niveli sindikal.

SKAF1 Në një garë të fortë e përmes votës së lirë e të fshehtë delegatët e Kuvendit zgjedhor i Sindikatës së Arsimit parafillor, fillor e të mesëm të ulët të Kosovës kanë zgjedhur kryetar  të ri përfaqësuesin nga Gjilani Blerim Mehmeti.  Një garë e fortë është zhvilluar ehde për postin e nënkryetarit. Në këtë pozitë është zgjedhur Besart Ismajli. Kuvendi pas kësaj ka zgjedhur edhe  7 anëtarët e kryesisë së sindikatës së arsimit fillor në kuadër të SBASHK-ut duke respektuar përfaqësimin nga të gjitha regjionet e Kosovës.  Anëtarë të kryesisë janë zgjedhur:  Ahmet Pllana- regjioni i Prishtinës,  Teuta Dërguti- regjioni i Mitrovicës, Isuf Lajçi-regjioni i Pejës,  Shpend Canamusa- regjioni i Gjakovës, Hyrie Hoti nga regjioni i Prizrenit, Avni Isufi nga regjioni i Ferizajt dhe Besim Kryeziu nga rajoni i Gjilanit.SKAF2

Kryetari Mehmeti dhe gjithë kryesia janë zotuar se do të angazhohen e do të punojnë me përkushtim që në kuadër të SBASHK-ut të japin kontributin e tyre në shërbim të anëtarësisë  dhe do të jenë shembull i mirë i unitetit në kuadër të SBASHK-ut. Ata i kanë dhënë përkrahje të fuqishme kryetarit të SBASHK-ut dhe  Këshillit Drejtues në gjithë angazhimet dhe veprimet që do të bëjnë në shërbim të realizimit të kërkesave legjitime të  anëtarësisë së SBASHK-ut.SKAF5SKAF4SKAF3

SBASHK u takua me Ministrin Bytyqi

Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të '90-ta

Prishtinë, 22.12.2017
Ministri ka thënë se edhe në MASHT prioritet i angazhimeve ka qenë pikërisht Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe përgatitja e tij për ta dërguar në Qeveri duke u shprehur i sigurt se që në seancën e parë të radhës së Qeverisë kjo edhe do të ndodh.SBASHK MASHT
Ministri i MASHT –it, Shyqyri Bytyqi bashkë me Këshilltarin e lartë Fehmi Hysenaj janë takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Në këtë takim janë diskutuar disa nga çështjet aktuale, por theks i veçantë i është dhënë Ligjit mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta. Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë njoftuar Ministrin Bytyqi se janë shtuar presionet e anëtarësisë lidhur me këtë çështje të rëndësishme , ndërsa ministri ka thënë se edhe në MASHT prioritet i angazhimeve ka qenë pikërisht ky Ligj dhe përgatitja e tij për ta dërguar në Qeveri duke u shprehur i sigurt se që në seancën e parë të radhës së Qeverisë kjo edhe do të ndodh.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga Ministri Bytyqi që të angazhohet brenda kompetencave të tij edhe për krijimin e një vije buxhetore të komunave me qëllim që , pa pasur nevojë të shkohet nëpër gjykata, të realizohet çështja e shpërblimeve jubilare dhe e tri pagave përcjellëse me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. Ministri është shprehur se edhe kjo çështje është mirë të rregullohet dhe të respektohet Kontrata Kolektive e Arsimit pa pasur nevojë që kjo e drejtë të realizohet me procedura gjyqësore.SBASHK MASHTT
Në këtë takim përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë shtruar edhe kërkesën që afati i paraparë në Udhëzimet Administrative 05/2015 dhe 06/2015 e që ka të bëj me një pjesë të kuadrove profesionale në Arsimin e Përgjithshëm dhe në Arsimin Profesional , që janë të obliguar të marrin titullin master deri në përfundim të vitit shkollor 2017/2018 , të shtyhet edhe për një kohë ngase, si thanë përfaqësuesit e SBASHK-ut , Fakulteti i Edukimit e ka nisur ketë program të ngritjes profesionale me vonesë me një numër shumë të kufizuar të kandidatëve.
SBASHK-u ka insistuar në idenë që edhe me këto kuadro të veprohet siç është vepruar me mësimdhënësit që kishin Shkollën e Lartë Pedagogjike e që u përfshihen të gjithë në programin për ngritje profesionale.

Në komunën e Shtërpces u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar

Prishtinë,20.12.2017

Edhe në komunën e Shtërpces, sikurse në të gjitha komunat e Kosovës, u mbajtën zgjedhjet e nivelit komunal të Arsimit Parauniversitar, ku i pranishëm për të përcjellur punën e këtij kuvendi nga SBASHK-u ishte nënkryetari Rexhep Sadiku. Ai në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve përcjelli përshëndetjet e kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe shpjegoi procedurat e zgjedhjeve duke u bazuar në Statutin e SBASHK-ut, ku ofroi mbështetjen e plotë nga qendra për sindikatën e komunës së Shtërpces dhe i dëshiroi punë të mbarë këtij kuvendi, duke u zotuar se SBASHK-u do të punoj ngushtë me udhëheqësinë e dalur në këtë kuvend në interes të anëtarësisë së SBASHK-ut të kësaj komune.shterpce
Pas një procedure zgjedhore, me kundër-kandidatë dhe votim të fshehetë, kryetar u zgjodh Hamdi Aliu, anëtarë të Kryesisë Qazim Halimi dhe Hajredin Rexhepi, Komision mbikqyrës Mirjeta Bakiu, Shkumbin Ymeri dhe Llukman Ilazi, anëtar i Këshillit Drejtues Xhemajl Hazizi dhe delegat për Kongresin e SBASHK-ut Hamdi Rushiti.
Të zgjedhurit janë zotuar se do të angazhohen me përkustim maksimal në mbrojtje të interesave të anëtarëve të SBASHK-ut.

U mbajt Kuvendi zgjedhor i SUSHK-ut

Universitetet e Kosovës bashkë në SBASHK

Prishtinë, 18.12.2017
Në ambientet e Fakultetit Filologjik të Prishtinës është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës të Kosovës. Kuvendi ka dëshmuar unitetin dhe përkushtimin e sindikalistëve të Universiteteve të Kosovës që të jenë bashkë e në SBASHK.sushk
Në hapje të punimeve të këtij Kuvendi kryetari i SUSHK , Bardh Bardhi ka përshëndetur dhe ka falënderuar për pjesëmarrje në këtë takim të rëndësishëm kryetarin e SBASHK-t, Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit dhe pasi i ka uruar punë dhe rrjedhë të mbarë Kuvendit është zotuar se edhe me të zgjedhurit me votën e lirë në këtë Kuvend do të vazhdojë angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Kryetari Bardhi pastaj ka shpalosur Raportin e punës dhe atë financiar, raporte këto që me plotësime të vogla janë aprovuar nga të pranishmit.sushk2
Para se të kalohej në procesin zgjedhor, menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, që edhe në këtë Kuvend zgjedhor ishte në cilësinë e kryetarit të Komisionit Statutor, dha sqarime lidhur me procedurën e kandidimit dhe të vetë zgjedhjeve.
Në një garë të fortë për çdo pozitë udhëheqëse në SUSHK përmes votës së lirë e të fshehtë kryetar i SUSHK-ut është rizgjedhur Bardh Bardhi. Nënkryetare u zgjodh Blerta Mehmedi, kurse anëtarë të kryesisë Armend Hysa nga Universiteti i Ferizajt, , Përparim Avdullahu, Mustafë Emini , Afrim Çela, Azem Kyçyku, Nazim Merovci, Besim Cakolli, Fahrie Gashi dhe Gjylasie Berisha. sushk3Në Komisionin mbikëqyrës janë zgjedhur Safet Thaçi, Besa Guholli dhe Meriton Shabani. Univeristetet e Kosovës, gjegjësisht SUSHK-un në Kongresin VII të SBASHK-ut do ta përfaqësojnë Besa Rexhepi, Vera Sopi dhe Mimoza Alaj, ndërsa në Këshillin Drejtues Elez Krasniqi e Arta Rudi me zëvendësuesit e tyre eventual Demë Ibërdemaj e Fehmi Ramadani.
Të zgjedhurit janë zotuar se do të angazhohen me përkushtim për realizimin e kërkesave legjitime të të punësuarve në Universitetet e Kosovës duke zhvilluar aktivitetet në kuadër të SBASHK-ut.

Aktivitet i SBASHK-ut me të zgjedhurit e ri për Këshillin Drejtues

Përgatitje për të realizuar kërkesat e anëtarësisë

Prishtine, 11.12.2017
kryetariSBASHK-u duke realizuar në përpikëri Planin strategjik 2015- 2019 ka zhvilluar një numër të konsideruar trajnimesh me qëllim të forcimit të kapaciteteve njerëzore për udhëheqje të suksesshme të dialogut social. Nga këto trajnime kanë dalë më shumë se 700 kuadro të përgatitura e të licencuara , që dijen e tyre do ta shpërndajnë te kolegët e tyre në shkollat kudo në Kosovë. Në kuadër të këtij aktiviteti në fund të javës që shkoi e për tri ditë me radhë është organizuar trajnimi me këtë temë aktuale me anëtarët e ri të Këshillit Drejtues, të cilët këtë detyrë me rëndësi të veçantë do ta nisin në marsin e vitit 2018.
Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj duke përshëndetur pjesëmarrësit e duke i uruar për besimin që u kanë dhënë Kuvendet zgjedhore në komunat e tyre ka folur fillimisht për Këshillin Drejtues dhe për rëndësinë e tij në kuadër të organogramit të SBASHK-ut. diiaaaloogKryetari Jasharaj pas kësaj ka treguar se ky trajnim ka temë të rëndësishme dhe se do të jetë një aktivitet dinamik. Ai pastaj ka thënë se do t'u ndihmojë gjatë trajnimit trajnerëve të licencuar Ymer Ymeri e Vjollca Shala dhe se ata që dëshmojnë njohuri të mjaftueshme përmes testimit praktik të njohurive të fituara do të pajisen me certifikata të nënshkruara nga zyrtari gjegjës i MASHT dhe nga kryetari dhe trajnerët e SBASHK-ut.
Të dy trajnerët e licencuar për dialogun social kanë shpalosur shumë çështje duke u ndalur në veçanti të temat: "Definicioni për dialogun social",dialogs " Funksioni dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu social në kontestin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar". Këto dhe tema të tjera trajnerët i kanë shpalosur , jo në mënyrën klasike të ligjërimit, por duke krijuar atmosferë të bashkëbisedës me pjesëmarrësit e trajnimit për gjithë çështjet me rëndësi duke mos e marrë dialogun të ndarë vetëm në aspektin social, por kanë marrë shembuj dhe janë angazhuar të gjejnë modelet me të mira të qasjes në dialogun me nxënësin, kolegët, me drejtorin dhe me prindërit dhe komunitetin në tërësi.
Pjesëmarrësit e trajnimi, që janë anëtarët e ri të Këshillit Drejtues kanë parë nga afër sfidat dhe shqetësimet që krijon dialogu me palën tjetër në ditën e tretë të trajnimit kur disa nga ta janë gjetur ne pozicionin e përfaqësuesve sindikal e të tjerët në atë të drejtorit të shkollës, të DKA-së apo të institucioneve të pushtetit lokal a qendror. disocAta kanë dëshmuar se kanë fituar njohuri të mira për dialogun social dhe prandaj edhe do të pajisen me certifikata dhe do të jenë të përgatitur për të marrë përgjegjësitë e obligimet në cilësinë e anëtarëve të Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë i SBASHK-ut mes du Kongreseve.dialoguus

Përfaqësues të lartë të FMN-së u takuan me përfaqësues të sindikatave

SBASHK-u prezantoi sfidat dhe shqetësimet aktuale në sektorin e arsimit

Prishtinë, 07.12.2017

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përsëritur edhe para misionit të FMN-së qëndrimin e anëtarësisë në kundërshtim të paralajmërimit të rritjes së pagave në sektorin publik prej vetëm 4 %. Një rritje kaq të ulët të pagave ata e kanë konsideruar si të papranueshme dhe kanë shprehur shqetësimin nëse nuk do të ndodh ngritje më e madhe e pagave do të ketë pakënaqësi të mëdha mes punëtorëve të arsimit dhe të sektorëve të tjerë, pakënaqësi këto që do të qojnë në greva të përgjithshme.FMNN

Misioni i Fondit Ndërkombëtar Monetar i kryesuar nga Stephanie Eble, zëvendës shef i njësisë lindore evropiane dhe Ruud Vermeulen Përfaqësues i Përhershëm në Kosovë i këtij institucioni ndërkombëtar në kuadër të takimeve të shumta me krerët më të lartë të Qeverisë dhe institucioneve tjera kanë ftuar në një takim me karakter bashkëbisede e informimi të ndërsjellë edhe përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës. Ishin në këtë takim kryetari i BSPK-së, Avni Ajdni, kryetari i sindikatës së shëndetësisë, Blerim Syla dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Kryetari i BPSK-së, Ajdni ka informuar përfaqësuesit e lartë të FMN-së me aktualitetin dhe organizimin aktual në këtë konfederatë, ndërsa z. Syla ka folë për gjendjen aktuale në shëndetësi duke e cilësuar atë si jo të mirë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri në bashkëbisedë më përfaqësuesit e lartë të FMN-së kanë treguar për gjendjen në arsim dhe për angazhimet e SBASHK-ut për realizimin e kërkesave të anëtarësisë .Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga zëvendës shefi i njësisë lindore evropiane dhe Përfaqësuesi i Përhershëm në Kosovë i FMN-së që në takime me krerët e lartë institucional të ndikojnë që në buxhetin e Kosovës për vitin 2018 të krijohet vijë buxhetore për realizimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të vazhdohet me procedimin e lëndëve në gjykata, lëndë këto që janë duke u fituar, por SBASHK-u nuk po ndihet mirë sepse përmes procesit të fituar në gjykata po dëmtohet buxheti i Kosovës sepse , krahas mjeteve në emër të shpërblimeve jubilare dhe tri pagave përcjellëse me rastin e pensionimit komunat detyrohen të paguajnë edhe një shumë të konsiderueshme në emër të taksave dhe elementeve tjera të parapara me ligj .
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përsëritur edhe para misionit të FMN-së qëndrimin e anëtarësisë në kundërshtim të paralajmërimit të rritjes së pagave në sektorin publik prej vetëm 4 %. Një rritje kaq të ulët të pagave ata e kanë konsideruar si të papranueshme dhe kanë shprehur shqetësimin nëse nuk do të ndodh ngritje më të madhe të pagave do të ketë pakënaqësi të mëdha mes punëtorëve të arsimit dhe të sektorëve të tjerë, pakënaqësi këto që do të qojnë në greva të përgjithshme.
Anëtarët e Misionit të FMN-së janë shprehur se duke respektuar sindikatat si përfaqësuese të punëtorëve në Kosovë janë takuar për të dëgjuar vlerësimet e situatës aktuale ekonomike në Kosovë nga këndi sindikal. Ata kanë premtuar se takime të këtij niveli do të ketë edhe në të ardhmen dhe se shqetësimet e ngritura të sindikalistëve do të gjejnë vend në raportin e tyre dhe hapësirë të merituar në bisedat me krerët e institucioneve të Kosovës.

SBASHK deputetëve- duke mbështetur kërkesat tona mbroni buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 06.12.2017

SBASHK-u i është drejtuar me shkresë zyrtare kryetarit të Komisionit parlamentar për Arsim, z. Ismajl Kurteshit dhe anëtarëve të tjerë të këtij Komisioni me kërkesën që ata ta ngritin në seancat e parlamentit kërkesat legjitime të SBASHK-ut që kanë të bëjnë me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe çështjen e mbështetjes buxhetore për realizimin e kërkesave legjitime që dalin nga Kontratat Kolektive e Arsimit të Kosovës.logo
SBASHK-u përgëzon kryetarin e Komisionit Parlamentar për arsim z. Kurteshi dhe gjithë anëtarët e këtij Komisioni për angazhimin e sinqertë të tyre në ngritjen e këtyre çështjeve, ndërsa të gjithë deputetëve iu drejtohem me apelin që të ndikojnë që në Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018 të ketë vijë buxhetore për realizimin e nenit 35 të Kontratës Kolektive të Arsimit e që ka të bëj me 3 pagat suplementare dhe me tri pagat me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. Kujtojmë deputetët se duke dëgjuar zërin e arsyeshëm të SBASHK-ut dhe duke përfillur angazhimet e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim ju do të dëshmonit respektin për punën me dekada të punëtorëve të arsimit të Kosovës dhe do të krijonit mundësinë që të drejtat e tyre të realizohen në mënyrë humane e jo , si po ndodh vazhdimisht përmes Gjykatave. Kujtojmë deputetët se SBASHK-u , në mungesë të gatishmërisë së institucioneve lokale e qendrore për realizimin e të drejtës së garantuar me Kontratën Kolektive për 3 paga suplementare dhe tri paga me rastin pensionimit lëndët i ka dërguar në Gjykatat gjegjëse dhe është duke i fituar të gjitha këto raste , por e keqja është se në këtë formë buxheti i Kosovës po dëmtohet, ngase përveç pagave suplementare e tri pagave me rastin e pensionimit , punëdhënësi po detyrohet të paguaj edhe vlerën e një page në emër të taksave gjyqësore, pagesës së seancave dhe kamatave. Ju kujtojmë deputet të nderuar se duke ndarë mjete buxhetore në Buxhetin e Kosovës për këto kërkesa legjitime do ta ruanit respektin e mësimdhënësve për ju dhe institucionet e po ashtu edhe do të ruhej dukshëm vetë buxheti .

Sindikata e arsimit llapjanë lidh marrëveshje me “AGNESA GROUP”

Me këtë marrëveshje të gjithë mësimdhënësit llapjanë dhe të komunave tjera të Kosovës do të kenë zbritje çmimesh prej 3 për qind

Prishtine,05.12.2017

1 3Kryetari i SAF e SAM në Podujevë, Fadil Halimi ka lidhur sot marrëveshjen e parë me drejtorin e "AGNESA GROUP" Mentor Kamerollin për një zbritje çmimesh prej 3 për qind për të gjithë mësimdhënësit llapjanë në të gjitha dyçanet e "AGNESA GROUP". Kjo marrëveshje është shprehje e respektit të "AGNESA GROUP" me seli në Podujevë ndaj mësimdhënësve të Komunës së Podujevës dhe komunave tjera të Kosovës. Marrëveshja për zbritje të çmimeve vlen për të gjithë mësimdhënësit sindikalistë që posedojnë kartelën identifikuese të SBASHK-ut. Mësimdhënësit sindikalistë me rastin e paraqitjes në "AGNESA GROUP" për të kërkuar shërbime duhet të identifikohen me kartelën e tyre të SBASHK-ut. Personat që nuk kanë kartele dhe që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut nuk e gëzojnë këtë zbritje.2 1
Mësimdhënësit sindikalistë nuk mund të kërkojnë shërbime shtesë dhe privilegje të shtuara në këto dyçane por do të kenë trajtim sikur gjithë konsumatorët tjerë. Mësimdhënësit sindikalistë duhet të respektojnë Rregulloren dhe Kodin e mirësjelljes në ambientet "AGNESA GROUP". Mësimdhënësit Sindikalistë pagesën e bëjnë sikur blerësit tjerë, marrëveshja për zbritje vlen vetëm me para kesh, por jo me kartelë bankare.
Marrëveshja hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga të dy palët.Untitled5

U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës universitare në Ferizaj

Përkushtim dhe unitet në kuadër të angazhimeve të SBASHK-ut

Prishtinë,01.12.2017

UNI ferizaj

Po realizohet me përpikëri e sipas agjendës së Këshillit Drejtues të SBASHK-ut edhe agjenda e zgjedhjeve në Kuvendet sindikale të Universiteteve të Kosovës. Në këtë kuadër të angazhimeve është mbajtur edhe Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Universitetit në Ferizaj.

Në hapje të këtij Kuvendi, kryetari i SUSHK-ut, Bardh bardhi ka përcjellë përshëndetjet për pjesëmarrësit të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e pas kësaj ka kujtuar angazhimet e SUSHK-ut në kuadër të SBASHK-ut në përpjekjet për realizimin e kërkesave të të punësuarve në arsimin superior të Kosovës. Ai ka përmënuar arritjet, por është ndalur edhe te detyrat që duhet kryer në vazhdimësi të angazhimeve të përbashkëta e në shërbim të anëtarësisë , e cila po tregon unitet të shkëlqyer në kuadër të SBASHK-ut duke kontribuar në forcimin e zërit sindikal në gjithë sektorin e arsimit.uni ferizajjj

Pas kësaj është kaluar në procesin zgjedhor, i cili është zhvilluar në mënyrë korrekte e transparente përmes votës së fshehtë në garën mes dy e më shumë kandidatëtve për secilin funksion sindikal në kuadër të këtij Kuvendi.

Komisioni zgjedhor ka konstatuar pas numërimit të votave se kryetar është zgjedhur Armend Hysa e nënkryetare Besa Rexhepi. Anëtarë të Kryesisë së këtij Kuvendi janë zgjedhur Binaze Jashari, Halit Mehmeti e Leonora Haliti, ndërsa delegatë për Kuvendin e SUSHK-ut nga ky Universitet janë zgjedhur Armend Hysa e Besa Rexhepi.

SBASHK-u mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për PISA 2018 “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”

Prishtinë, 30.11.2017

KONFE3011

Një delegacion i SBASHK-ut, kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për PISA 2018 "Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë", të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Në këtë Konferencë të pranishëm ishin edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj, Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë z.Shyqiri Bytyqi, zv/Ministrja e Arsimit të Shqipërisë znj.Besa Shahini, Ambasadori i Gjemanisë në Kosovë z.Christian Heldt dhe personalitete tjera ndërkombëtare dhe vendore.KONFER3011
Në fjalë rasti Kryeministri Haradinaj, tha "kemi Testin PISA, i cili është nxjerr shumë i dobët, shumë keq dhe që na turpëron si Kosovë. Më së miri për ne është t'i shohim shkaqet pse është kështu", duke shprehur gatishmërinë për kontributin e tij dhe të Qeverisë për të ndryshuar këtë gjendje.
Gjithashtu Kryeministri tha se mos koordinimi në mes të Ministrisë së Arsimit dhe të Komunave, shpie deri te një implementim jofunksional, duke shprehur bindjen se edhe plan- programet shkollore për nivelin fillor dhe të mesëm, janë ende eksperimentale, dhe se shkollat tona janë punuar vetëm si objekte dhe jo si qëllim edukimi, duke mos dhënë porosinë si institucion arsimor.30 11 2017 ZKM 1 3
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z.Bytyqi në fjalën e tij përshëndetëse tha se reformat në arsim duhet të sjellin ndryshim pozitiv, jo vetëm në rezultate arsimore, por edhe në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe si e tillë këtë gjë duhet bërë bashkërisht. Ministri, me këtë rast ka falënderuar Qeverinë Gjermane, e cila ka ofruar përvojat më të mita ndërkombëtare sa i përkët testit PISA, ndërkaq shtoi se MASHT ka mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e cilësisë së arsim.
Ndërkaq Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jashari si pjesë e panelit prezantoi "Deklaratën e Prishtinës" – Roli i mëimdhënësve dhe rekomandimet që kanë dalur nga konferenca e organizuar nga SBASHK dhe GIZ gjatë muajit tetor me temën "Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës" , ku theksoi se SBASHK-u si cdoherë edhe tani përveq rolit që ka për mbrojtjen e mësimdhënësve, me gjithë potencialin e vet angazhohet edhe për ngirtjen e cilësisë në arsim.KONFERN3011 E kjo më së miri dëshmohet edhe me realizimin e konferencës së lartcekur, nga e cila konferencë dolën edhe rekomandimet lidhur me PISA 2018, ku do ti cekim disa nga ato:
• Arsimi në Kosovë ka nevojë dhe duhet të krijojë kapacitetet për një qeverisje, udhëheqje dhe menaxhim cilësor dhe efikase në institucionet arsimore të të gjitha niveleve në shkallë vendi.
• MASHT duhet vazhdimisht të ngrisë cilësinë dhe të sigurojë gjithëpërfshirje në arsimin fillor dhe të mesëm, duke siguruar përfshirje të shtuar të fëmijëve në edukimin parashkollor.
• Ndërtimi i mekanizmave dhe funksionalizimi i tyre për zhvillim te vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe ofrimi i shërbimeve cilësore në shkollë. Kjo të rregullohet edhe Udhëzim Administrativ për hartimin e Planit Individual të zhvillimit profesional të mësimdhënësit.
• Krijimi i mjedisit miqësor, të shëndetshëm dhe të sigurtë për të gjithë komunitetin e shkollës, duke krijuar ambient shkollor joshës për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
• MASHT duhet të siguroj sistem dhe mundësi për avancimi të mësimdhënësve ne karriere - ngritje të vazhdueshme profesionale

• Furnizimi i shkollave me material konkretizues të mësimit si dhe pajisje teknologjike dhe kabinetike për lëndë dhe fusha kurrikulare.
• Trajnimet e mësimdhënësve për kurrikulën e re të jenë në vazhdimësi dhe mësimdhënësi duhet të ketë rol dominues ne hartimin e planprogrameve kurikulare në bashkëpunim me MASHT
• Përpilimi urgjent i teksteve shkollore, tekste te reja ne baze te reformave kurikulare, me pjesëmarrjen e mësimdhënësve nga edukimi parafillor deri te mësimdhënësit e shkollave në arsimin e mesëm të lartë
• MASHT –i të këtë efekt pozitiv duke prezantuar e diskutuar përparësitë dhe mangësitë e Testit PISA duke ngritur vëmendjen për rëndësinë dhe efektin e rezultateve në raport me punën në shkolla dhe në njësitë akademike që përgatisin mësimdhënës.
• MASHT-i dhe partnerët duhet të mbështesin trajnimin e mësimdhënësve ne nivel vendi, sidomos në fushat/lëndët të cilat janë objekt i testimit në testin PISA. Trajnimet specifike të orientohen në zhvillim e shkathtësive dhe njohurive në lexim-kuptim, matematikë dhe shkenca.
• MASHT-i të filloj sa mv parë hartimin e teksteve shkollore bashkëkohore, me udhëzues për mësimdhënër, libër të nxënësit dhe materiale tjera mësimore me detyra të zbatueshme dhe të nevojshme në jetën e përditshme.
• Të marrë pjesë aktive në grupe të ndryshme punuese të MASHT dhe akterëve tjerë për të përfaqësuar dhe mbrojtur pozitën dhe statusin e mësimdhënësve të Kosovës.
• Të sigurohet dhe të mbështetet zbatimi i kontratës kolektive dhe licencimi e vancimi në karrierë i mësimdhënësve.
• Përfaqësimi dhe përfshirja aktive në procese vendimmarrëse, komisione e këshilla, për të fuqizuar rolin e mësimdhënësve si promotor dhe bartës kryesor pvr avancim të cilësisë në arsim.

Ma artikuj...

  1. Agjenda e zgjedhjeve në SBASHK po realizohet edhe në Universitete
  2. Kryesia e SBASHK-ut aprovoi projekt-buxhetin e SBASHK-ut për vitin 2018
  3. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Universitetin “Hasan Prishtina”
  4. U mbajtë Kuvendi Zgjedhor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë
  5. Është mbajtur të shtunën Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për Drenasin
  6. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Malishevë
  7. Agjenda e zgjedhjeve në kuvendet e SAF e SAM afër përmbylljes
  8. Reagim i SBASHK-ut ndaj idesë së Ministrit Bytyqi për mësimin tërë ditor
  9. SBASHK dhe MASHT prioritet Projektligjit për statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta
  10. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Therandës ( Suharekës)
  11. Edhe në Prishtinë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM
  12. SBASHK- Më e mirë marrëveshja e kompromisi se sa urdhrat e prera
  13. SBASHK-u organizoi konferencën “Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës “
  14. Është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Hanin e Elezit
  15. Tri Kuvende zgjedhore në dy ditët e vikendit
  16. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Kamenicës
  17. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM në Kaçanik
  18. Kryeministri Haradinaj u takua sot me përfaqësues të SBASHK-ut
  19. Konferenca e organizuar nga SBASHK-u për kremtimin e 5 tetorit - Ditës Botërore të Mësuesve
  20. SBASHK-u u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
  21. SBASHK-u u takua me mësimdhënës dhe me kryetarin e Rahovecit z.Idriz Vehapi
  22. Duke kundërshtuar rritjen e pagave në sektorin publik, nuk mbrohet sektori privat
  23. Kuvende zgjedhore të SAF e SAM në Podujevë, Skenderaj dhe Mitrovicë
  24. SBASHK takime të ndara me Ministrat Kujtim Gashi e Shyqiri Bytyqi
  25. SBASHK-u vazhdon të realizojë Planin strategjik 2015-2019
  26. SBASHK-u takim falënderues me Ministrin në largim Prof. Dr. Arsim Bajrami
  27. Vazhdon të realizohet agjenda e zgjedhjeve të SBASHK në nivele komunale
  28. Forcohet bashkëpunimi mes SBASHK-ut dhe Sindikatës Shqiptare të Arsimit
  29. Vazhdojnë aktivitetet zgjedhore në SBASHK
  30. SBASHK-u po përgatitet për grevë dhe për veprime tjera
  31. Qeveritarët nuk kanë bërë asgjë për mësimdhënësit e sëmurë rënd
  32. 420 anëtarë të SBASHK-ut pushojnë në bregdetin shqiptar
  33. SBASHK-u ka kryer përgatitjet për dërgimin e anëtarëve në bregdetin shqiptar
  34. Rrjedha e procesit zgjedhor në Shoqatat Sindikale në Komunën e Gjilanit
  35. Rrjedh e mirë e zgjedhjeve sindikale edhe në UP
  36. SBASHK-u po fiton në gjykatë betejat me komunat
  37. SHFMU "Dr.Ibrahim Rugova" i bashkohet SBASHK-ut
  38. Ftesë publike e SBASHK-ut drejtuar koalicioneve e subjekteve garuese në zgjedhjet e parakohshme
  39. SBASHK-u mori pjesë në konferencën e ETUCE-së në Bruksel
  40. SBASHK nënshkruan marrëveshje me Spitalin Amerikan
  41. Fuqizimi i femrave në SBASHK dhe në pozita udhëheqëse
  42. Vazhdon forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social
  43. SBASHK-u mes sindikatave të arsimit nga e tërë Evropa
  44. Kuvendi i SAF e SAM për komunën e Vushtrrisë mbajti takim pune
  45. Vazhdojnë aktivitetet nëpër komunat e Kosovës
  46. Kryetari i SBASHK-ut takon kryetarët e shoqatave sindikale në Obiliq
  47. Kuvend i suksesshëm pune i SAF e SAM në Rahovec
  48. Ministri Kujtim Shala u takua me delegacionin e SBASHK-ut
  49. Një ngjarje e veçantë për sektorin e arsimit në Kosovë
  50. Çka tregoi takimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook