Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut

Një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut

Përgatitje për udhëheqje dhe planifikim strategjik në arsim

01.07.2017 1

01 Qershor 2018-Krahas trajnimit për dialogun sindikal, SBASHK-u po vazhdon edhe me një aktivitet që ka zgjuar ineresimin e anëtarësisë. Është fjala për trajnimin për udhëheqje dhe planifikim strategjik në Arsimin Parauniversitar. U fillua me anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM të Mitrovicës, për të vazhduar me ata të komunës së Ferizajit. Janë këto dy komuna që këtë aktivitet janë duke e mundësuar me mjetet e kursyera vetanake sindikale.

        Trajnimin me anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM të Ferizajtit e ka shpalllur të hapur kryetari i këtij Kuvendi, Rexhep Sadiku, i cili ka falënderuar SBASHK-un që ka mundësuar dhe licencuar këtë trajnim shumë të vlefshëm.01.07.2018 Ai pastaj ka kujtuar edhe angahimet dhe arritjet në SBASHK duke u shprehur se pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të marrin njohuri të reja që do t’u gjenden në situatat kur ata do të jenë në pozitat për ta udhëhequr një insititucion apo edhe SBASHK-un në nivelin lokal a qendror.

Pas kësaj pjesëmarrësit i ka përshëndetur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , i cili ka përgëzuar kryetarin Sadiku dhe Kuvendin e SAF e SAM të Ferizajtit për angazhimet dhe për menaxhimin me kujdes të mjete ve që u takojnë komunave duke mundësuar kështu që me mjete vetanake të organizojnë një trajnim të tillë me vlerë.

01.07.2018 3Trajnerët e licencuar për këtë trajnim Ymer Ymeri, Rrahman Jasharaj të ndihmuar nga trajneri tjetër Blendor Shatri kanë nisur të shpalosin temat e këtij trajnimi duke u ndalur te çështjet e fuqizimit të drejtorit që të hartojë dhe zhvillojë politikat arsimore në mënyrë që arsimi të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

Pas kësaj ata në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e trajnimit kanë dhënë ide për profilin e drejtorit të shekullit XXI duke vazhduar me çështjet aktuale të menaxhimit të suksesshëm, të aftësië që dueht pasur menaxheri, cilat janë nivelet e udhëheqjes, karaketristikat e udhëheqjes efektive, planifikimi strategjik, plani zhvillimor i institucionit, analiza SWOT dhe shumë çështje të rëndësishme në shërbim që drejtori vërtetë të jetë i shekullit XXI.

01.07.2018 2Një pjesë e veçantë e këtij trajnimi i është kushtuar edhe prioriteteve dhe angazhimeve që duhen bërë në të ardhmen e afërt për të vazhduar me fuqizimin e SBASHK-ut dhe se janë bërë përgatitjet e para që pjesëmarrësit të jenë nga ata që do të kontribuojnë në përgatitjen e Planit të ri strategjik të angazhimeve të SBASHK-ut.

Duke e parë interesimin e madhe të anëtarëve , SBSASHK-u 01.07.2018 4do të vazhdojë me këtë aktivitet, të cilin do ta mbështet me materialët e duhuara dhe me trajnerët e licencuar për këtë trajnim. Tranerët në angazhimet e tyre i ka ndihmuar edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.

 

SBASHK vazhdon me trajnimin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”

Pjesëmarrësit e vlerësojnë lartë këtë aktivitet sindikal
Me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve njerëzore për të marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset e ndërlikuara të dialogut socialnë nivel lokal, kombëtarë e në nivel të Evropës, SBASHK-u është duke vazhduar me organizimin e trajnimeve me të zgjedhurit e ri në nivel shoqatash lidhur me dialogun social. Në kuadët të këtij aktiviteti është duke u zhvilluar një trajnim i tillë me kryetarë shoqatash nga shkollat e ndryshme të Gjilanit, Prizrenit, Podujevës, Vitisë, Kamenicës, Lipjanit dhe Kaçanikut.
yvNë hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka folur për arritjet, por edhe për sfidat. Ai ka shtuar se njëra nga detyrat kyçe të SBASHK-ut është pëgatitja e veprimtarëve sindikal për të marrë pjesë aktive në dilogun sindikal, pasi që dialogu është njëri nga mjetet më të rëndësishme i përpjekjeve për realizimin e kërkesave të anëtarësisë me partnerët tjerë social. Kryetari Jasharaj pastaj ka treguar se deri tani janë realizuar një numër i madh trajnimesh në këtë temë dhe se janë përgatitur kuadro nga e tërë Kosova për dialogun social.
Pas kësaj trajneri i licencuar për dialogun social, Ymer Ymeri ka nisur të shpalos temat kyçe të trajnimit duke filluar nga përkufizimi për dialogun social, sfidat dhe kujdesi që duhet pasur gjatë dialogut, dialogu socil kombëtar, ai në nivel të Evropës, roli i Këshillit Ekonomik Social në Kosovë dhe fushëveprimtaria e tij, dialogu social në Evropë dhe tema të tjera që ndërlidhen me dialogun social.
rTrajneri Ymeri i ndihmuar nga kryetari Jasharaj dhe juristi i SBASHK-ut Blendor Shatri, kanë zhvilluat temat se trajnimit përmes një bashkëbisede me pjesëmarrësit dhe kjo ka bërë që të shtohet dinamika e punës dhe të ngjallet ineresimi i veprimtarëve të pranishëm sindikal në këtë aktivitet për temat dhe çështjet e shpjeguara. Po ashtu në këtë trajnim janë shtruar edhe pyetje të shumta nga pjesëmarrësit sepse temat e trajnimit kanë nxitur këta veprimtar sindikalë të përmendin çështje nga aktualiteti dhe të kërojnë edhe mendimin e trajnerëve se si do të duhej zgjidhur ato në mënyrën më të drejtë të mundshme.
Forma e tillë e angazhimit në këtë aktivitet sindikal ka bërë që pjesëmarrësit ta vlerësojnë lartë trajnimin duke shtuar se shumë nga çështjet janë tepër me rëndësi për angazhimet e tyre të suksesshme në përpjekje për mbrojtjen e kërkesave të anëarëve të shoqatave sindikale që ata përfaqësojnë.
Pjesëmarrësit kanë shprehur se i kanë shtuar njohurit për sindiklizmin në Kosovë, Ballkna, Evropë e kudo në botë se tani e tutje më lehtë e më suksesshëm do t'i qasen dialogut social në nivelin lokale e pse jo edhe në atë qendror në përpjekje për realizimin e kërkesave të punëtorëve të arsimit.
Bazuar në angazhimet dhe dimanikën e punës në këtë trajnim me të drejtë vlerësohet se në pjesën përfundimtare të këtij aktiviteti ushtrimi praktik, kur pjesëmarrësite trajnimit do të jenë ose në rolin e punëndhënësit, ose në atë të përfaqësuesit sindikal do të jetë shumë ineresant.y1

Pjesëmarrje në dy takime të nivelit të lartë sindikal

Në Bruksel e Sofje takime të rëndësishme për sindikatat dhe arsimin

Në organizim të Internacionales Botërore të Arsimit (EI) në Bruksel është organizuar Konferencë e nivelit të lartë me temën kyçe për rëndësinë e personelit mbështetës në arsim. Në këtë ngjarje botërore për arsimin përfaqësohet edhe SBASHK përmes sekretares së përgjithshme, Jehona Oruqi dhe menaxheri për financa, administratë e këshilltar për organizim sindikal, Ymer Ymeri.bruksel Për rëndësinë e kësaj Konferencë flet edhe fakti se në të mori pjesë edhe sekretari I përgjithshëm I EI-së, David Edvards dhe personalitete të tjera të larta sindikale e arsimore nga e tërë bota. Sekretari I përgjithshëm I EI-së, Edvards zhvilloi një takim të frytshëm me delegacionin e SBASHK-ut dhe u njoftua me angazhimet, sfidat dhe arritjet e sindikatës sonë duke shprehur kënaqësinë për këto angazhime dhe gatishmërinë për bashkëpunim e përkrahje të vazhdueshme ndaj SBASHK-ut në angazhimet për realizimin në plotëni të misionit të saj sindikal e në shërbim të anëtarësisë.
Konferenca vuri në pah rëndësinë e madhe të personelit mbështetës në shkolla me qëllim të arritjeve më të mëdha në sistemin arsimor. bruksel1Pjesëmarrësit prezantuan përvojat e tyre nga kjo sferë dhe me vëmendje të veçantë është përcjellë prezantimi i Federatës së Mësuesve të Amerikës ( AFT). Çështje më rëndësi që janë ngritur në këtë Konferencë janë edhe ajo për kushtet e punës , ngritja e vazhdueshme profesionale e mësimdhënësve, mbështetja që duhet dhënë arsimit nga institucionet shtetërore e çështje të tjera. Pjesëmarrësit në bashkëbiseda e përmes grupeve të punës janë pajtuar se sfidat dhe problemet aktuale janë të njëjta kudo në shtetet e botës dhe se duhet angazhim I përbashkët për zgjidhjen e tyre në shërbim të arsimit dhe të punësuarve në këtë sektor tepër të rëndësishëm. Konkluzion i përbashkët është se personeli mbështetës nuk duhet ndarë nga sistemi arsimor, por duhet të jetë pjesë me rënësi e tij.7 Pjesëmarrësit janë shprehur kategorik se nuk duhet lejuar privatizimin e personelit mbështetës, porse duke filluar nga çerdhet e deri të nivelet tjera arsimore ato duhet të jenë pjesë e edukimit dhe arsimit. Pasi që 16 maji është dita botërore e personelit mbështetës (ESP) kjo Konferencë publikoi Deklaratën për të drejtat dhe statutin e ESP-së.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut, krahas kontributit në punimet e Konferencës dhe punës në grupe kanë zhvilluar edhe takime të rëndësishme me përfaqësues sindikal e arsimor. Krahas një takimi të frytshëm e përmbajtjesor me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit, David Edvards, ata janë takuar edhe me nënkryetaren e Federatës së Mësuesve të Amerikës ( AFT), znj. Lauren Sanet . Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin dhe miqësinë e madhe mes këtyre dy sindikatave dhe ishte pajtim i të dy palëve që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen. Takime të frytshme ishin edhe ato me kryesuesen e delegacionit të Asosacionit të Mësuesve Amerikanë,znj. Amber Parkesrs dhe me kolegët nga Sindikata e Arsimit të Sllovenisë (SVIZ), me të cilët u bisedua për angazhimet aktuale sindikale dhe për bashkëpunimin mes tyre dhe sindikatës sonë edhe në ardhmen. Delegacioni i SBASHK-ut u nënshkrua publikisht edhe në deklaratën e përbashkët që doli nga kjo Konferencë e nivelit të lartë lidhur me angazhimet për realizimin e çështjeve të ngritura këtu.b

Në Sofje Konferencë e nivelit të lartë lidhur me Ballkanin Perëndimor

Në të njëjtën kohë kur EI ka organizuar Konferencën me përfaqësues sindikal e arsimor nga e tërë bota, në Sofje të Bullgarisë, që është kryesuese e Këshillit të Evropës, është organizuar Konferencë e nivelit të lartë në kohezionin ekonomik e shoqëror për Ballkanin Perëndimor. Siç u tha në hapje të këtij takimi të nivelit të lartë, kjo Konferencë është planifikuar si kontribut për Samitin e Krerëve e të Shteteve të Ballkanit perëndimor, programuar nga institucionet më të larta bullgare , që mbahet nga data 17 maj.Sofje 1
Në hapje të këtij takimi, znj. Ekatarina Saharieva, Zëvendës kryeministre dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë, ka folur për rëndësinë e këtij takimi duke veçuar se Bullgaria është duke punuar vazhdimisht në përkrahje të ecjes përpara të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur ato që të kryejnë reformat dhe të bëhen sa më shpejtë , që është e mundur, pjesë e BE-së. Ajo ka kujtuar se janë bërë angazhime të mëdha, porse ka mbetur edhe mjaft punë për t'u bërë.
SofjePër situatën aktuale dhe për angazhimet që duhen bërë shtetet e Ballkanit kanë folur edhe panelistët Colin Volfe, përfaqësues i Komisionit Evropian lidhur me programet për Ballkanin Perëndimor, Sergja Kekoviq panelit nga Mali i Zi, Peter Sanfej nga Banka Evropiane për Zhvillim, por edhe panelistë nga vetë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të gjithë ata kanë shprehur bindjen se duhet bërë ende shumë angazhime për kryerjen me sukses të detyrave , secili në shtëpinë e tij, në mënyrë që të krijohet mundësi e re për t'u bërë pjesë e BE-së. Shumë nga pjesëmarrësit janë shprehur se BE-ja duhet të ketë një qasje më ndryshe nga kjo e tashmja lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që t'u ndihmohet më shumë dhe t'u hapet hapësirë që sa më shpejtë të jnë pjesë e BE-së.

Kuvendi i SAF e SAM u mbajt në Rahovec

Me angazhime të përbashkëta drejt realizimit të kërkesave legjitime të anëtarësisë
Në Sallën e Asamblesë Komunale të Rahovecit është mbajtur takimi i Kuvendit të SAF e SAM për këtë komunë. Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit Veli Morina ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në nivel komunal, por ka kujtuar edhe angazhimet dhe arritjet në nivelin qendror duke u ndalur të lajmi i gëzuar për aprovimin në Qeveri të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe procedimin e tij në Parlament. Ai ka informuar anëtarësinë se ky Projektligj është gjetur edhe në Komisionin për Arsim të Parlamentit dhe se është në rrugë të mirë për të dalë sa më shpejt para deputetëve për leximin e parë dhe për procedurat tjera gjegjëse.
Kryetari Morina pas kësaj u është përgjigjur shumë pyetjeve që lidheshin me aktivitetin sindikal duke përmendur se informacionet që ka dhënë janë fryt i komunikimit të vazhdueshëm me selinë qendrore të SBASHK-ut.Kuvendi rahovec
Ai ka deklaruar se është dezinformatë çdo deklarim se do të ketë test me shkrim për mësimdhënësit, por është fjala se po punohet në MASHT që në të ardhmen të bëhen vizita nëpër shkolla nga inspektorët profesionalë të cilët nga afër do ta shohin punën arsimore edukative të mësimdhënësve në mënyrë që lëshimet eventuale të evitohen në bashkëbisedë mes të inspektorit dhe mësimdhënësit.Kuvendi 2
Në kuadër të këtij takimi me marrëveshje e duke u bazuar në kriteret gjegjëse janë caktuar shoqatat sindikale që do të dërgojnë pushues në det në kuadër të këtij aktiviteti të SBASHK-ut.

U mbajt Kuvendi i SAF e SAM në Rahovec

Me angazhime të përbashkëta drejt realizimit të kërkesave legjitime të anëtarësisë
Në Sallën e Asamblesë Komunale të Rahovecit është mbajtur takimi i Kuvendit të SAF e SAM për këtë komunë. Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit Veli Morina ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në nivel komunal, por ka kujtuar edhe angazhimet dhe arritjet në nivelin qendror duke u ndalur të lajmi i gëzuar për aprovimin në Qeveri të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe procedimin e tij në Parlament. Ai ka informuar anëtarësinë se ky Projektligj është gjetur edhe në Komisionin për Arsim të Parlamentit dhe se është në rrugë të mirë për të dalë sa më shpejt para deputetëve për leximin e parë dhe për procedurat tjera gjegjëse.
Kryetari Morina pas kësaj u është përgjigjur shumë pyetjeve që lidheshin me aktivitetin sindikal duke përmendur se informacionet që ka dhënë janë fryt i komunikimit të vazhdueshëm me selinë qendrore të SBASHK-ut.Kuvendi rahovec
Ai ka deklaruar se është dezinformatë çdo deklarim se do të ketë test me shkrim për mësimdhënësit, por është fjala se po punohet në MASHT që në të ardhmen të bëhen vizita nëpër shkolla nga inspektorët profesionalë të cilët nga afër do ta shohin punën arsimore edukative të mësimdhënësve në mënyrë që lëshimet eventuale të evitohen në bashkëbisedë mes të inspektorit dhe mësimdhënësit.
Kuvendi 2Në kuadër të këtij takimi me marrëveshje e duke u bazuar në kriteret gjegjëse janë caktuar shoqatat sindikale që do të dërgojnë pushues në det në kuadër të këtij aktiviteti të SBASHK-ut.

SBASHK-u filloi me agjendën e re të takimeve nëpër komuna

Vlerësim i arritjeve, mobilizim për detyra të reja
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e me juristin Blendor Shatri nëpër vite kanë vizituar komunat e Kosovës dhe janë takuar me anëtarë të Kuvendeve të SAF e SAM . Në këto takime janë shtruar shumë çështje dhe në formë bashkëbisede janë analizuar arritjet dhe është diskutuar për angazhimet konkrete.1
Një agjendë e re e takimeve me mësimdhënës sindikalistë ka nisur këtyre ditëve. U fillua me takimin e Kuvendit të SAF e SAM të Fushë Kosovës për të vazhduar pastaj me Gjakovën dhe Kamenicën dhe me Kastriotin ( Obiliqin).
Në Gjakovë kryetari i Kuvendit të SAf e SAM për këtë komunë, Sali Maliqi ka bërë një vlerësim të aktivitetit sindikal në nivel të komunës duke vlerësuar bashkë me kolegët e tij se të mësimdhënësit e Gjakovës SBASHK-u gëzon respekt të lartë falë angazhimeve dhe arritjeve.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi lidhur me angazhimet e shumta, arritjet , por edhe për sfidat. Ai ka deklaruar se është uniteti dhe besimi i ndërsjellë element kyç që ka ndikuar në imazhin fort të mirë të SBASHK-ut kudo në Kosovë, por edhe në shtete të tjera te sindikatat simotra.
Një takim përmbajtjesor është mbajtur edhe në Kamenicë . Takimin e Kuvendit të SAF e SAM e ka hapur kryetari i këtij Kuvendi Nazim Jakupi , i cili ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në komunën e tij e pastaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me juristin Blendor Shatri janë përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve.2 Edhe në këtë takim është shprehur përkrahje e fortë për SBASHK-un dhe janë lavdëruar angazhimet dhe përkushtimi në mbrojtjen dhe realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Në këto dy takime është folur edhe për aktivitetet e SBASHK-ut kudo në Kosovë për një arsim edhe më të mirë.
Një takim i organizuar mirë është mbajtur edhe në Kastriot
( Obliq). Në hapje të takimit kryetarja e Kuvendit të SAF e SAM për këtë Komunë, znj. Luljeta Boshnjaku ka falënderuar për pjesëmarrje nënkryetaren e SBASHK-ut, Vjollca Shala e pastaj ka bërë një përshkrim të aktiviteteve sindikale në këtë komunë. Nënkryetarja e SBASHK-ut , Vjollca Shala ka folur për angazhimet e arritjet e SBASHK-ut gjatë vitit 2018 e pastaj u është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të anëtarëve të këtij Kuvendi. Ajo i ka siguruar anëtarët e këtij Kuvendi se SBASHK-u ka qenë , është dhe do të mbetet kundër testit me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, sepse këtë testim njohurish e kanë bërë profesorët në fakultetet gjegjëse dhe se është diploma e kolegëve tanë që dëshmon se ata kanë arritur njohuri të duhura për të punuar në sistemin arsimor. 3Nënkryetarja Shala ka theksuar se SBASHK-u ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i punës së mësimdhënësve duke i monitoruar ata në klasë inspektori profesional.

SBASHK në një ngjarje të rëndësishme të arsimit në Lisbonë të Portugalisë

Shkëmbim përvojash për përdorimin e teknologjisë informative në arsim
Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) vazhdon me aktivitetet sindikale e arsimore duke bërë bashkë përfaqësues të sindikatave nag gjithë vendet e Evropës. Një aktivitet i tillë është duke u zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë . Në këtë aktivitet me rëndësi , si edhe herëve tjera, është duke marrë pjesë edhe SBASHK-u.
ymeriNë hyrje të këtij takimi pjesëmarrësit i kanë përshëndetur Gabriela Portela, zyrtare e lartë e e Institutit të Sindikatave Evropiane të Arsimit, Drejtorja e e ETUCE për Evropën, znj. Suzan Flocken dhe në emër të UNESKO-s, znj. Natalia Amelina. Ato kanë folur edhe për rëndësinë e këtij takimi dhe kanë apeluar të pjesëmarrësit që të japin kontribut të çmuar në mënyrë që përfundimet e takimit të jenë një bazë e mirë për të bartur përvojat te mësimdhënësit e tërë Evropës.
Në këtë aktivitet me rëndësi për sindikat dhe arsimin pjesëmarrës është edhe SBASHK-u. Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri , përveç kontributit gjatë punës në grupe, ka zhvilluar edhe takime të ndara me përfaqësues të sindikatave të tjera nga shetet e Evropës duke forcuar kështu miqësinë dhe bashkëpunimin me to.
Pas kësaj punimet e këtij aktiviteti janë ndarë në grupe. Në grupin e parë ëhstë punuar në temën " Sfidat dhe mundësitë për të identifikuar pranimin dhe përshtatjen e nevojave për trajnim të TIK për mësuesit". Në këtë grup janë hapur çështjet se cila është rëndësia e mësimit të TIK për mësimdhënësit, cili është l roli i shtetit dhe punëdhënësve në trajnimin e mësuesve, si mundet të trajtohen papengesat që pengojnë një mësim më efektiv të TIK dhe pyetje të tjera me interes.
Në grupin e dytë janë shtruar pyetje që kanë të bëjnë me TIK dhe nxënësin dhe analiza e të mësuesit dhe se cilat janë rreziqet , por edhe përfitimet nga të mësuarit e analitikes.ymeri1grupin e tretë po ashtu janë shtruar çështje me                                                                                          rëndësi si përdorimi pedagogjik i të mësuarit në TIK, siguria elektronike .ymeri2 PO ashtu është shtruar pyetja se a mund të ndikojë përdorimi i robotëve dhe inteligjencës artificiale në zhvillimin e arsimimit të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta, cili duhet të jetë roli i sindikatave të arsimit për të promovuar një përdorim të përgjegjshëm dhe kritik të TIK dhe rrjeteve sociale e shumë pyetje të tjera të rëndësishme e që lidhen me përdorimin e zhvillimeve të hovshme teknologjike në sistemin arsimor.
Pas punës në grupe ndo të raportohet për përfundimet dhe konkluzionet, të cilat do të jenë bazë e mirë që pjesëmarrësit dijet e fituara t'i bartin në sindikatat e tyre dhe të anëtarësia në tërësi.

SBASHK vazhdon me zhvillim profesional të sindikalistëve

SBASHK vazhdon me Trajnimin "Forcimi i Kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social".Trajnimi u mbajtë nga 20 prill 2018 deri me 22 prill 2018 në Durrës. Pjesmarrës ishin anëtarët e ri të Këshillit Drejtues dhe Kryetarët e ri të shoqatave.Trajnimin e mbajtën Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj dhe Menaxheri Financiar Z.Ymer Ymeri.

trajnimitrajnimi1

SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik

19.04.2018-SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik
20.04.2018Trajnim tre ditor për dialogun social me të zgjedhurit e ri
Duke realizuar Planin strategjik të forcimit të kapaciteteve pwr të marrë pjesë aktive në dialogun social në nivel të shkollave dhe atë komunal e kombëtar, SBASHK-u është duke vazhduar me trajnimin e licencuar ''Forcimi I kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dilaogut social''. Kësaj radhe në këtë aktivitet tre ditor janë pjesëmarrës disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues dhe një numër i konsideruar i kryetarëve të shoqatave sindikale të disa shkollave nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Në hapje të këtij aktiviteti sindikal, kryetari I SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka folur pastaj për anktivitetet e shumta tw SBASHK-ut dhe angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka filluar të shpalos pjesë nga temat e këtij trajnimi duke u ndalur të përkufizimi dhe rëndësia e dialogut social.
20.04.2018 1Trajneri I licencuar me dialogun social, Ymer Ymeri ka vazhduar me temat tjera duke shpjeguar dialogun social në kontestin kombëtar dhe duke krijuar një atmosferë aktive përmes bashkëbisedimit me pjesëmarrësit, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë përcjellë edhe përvojat nga mjediset ku punojnë e jetojnë për dialogun social dhe rëndësinë e njohurive që po fitojnë këtu për të qenë sa më të përgatitur për prezantimin e kërkesave të kolegëve që përfaqësojnë ata në nivel shkolle apo edhe në takimet me zyrtarë të DKA-ve.
Gjatë vazhdmimit të këtij aktiviteti pjesëmarrësit kanë punuar në grupe dhe kanë zgjedhur shumë detyra duke ju përgjigjur kërkesave të temave të trajnimit.
Trajneri Ymer Ymeri, i ndihmuar nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe jurisiti i SBASHK-ut, Blendor Shatri në pauza të trajnimeve u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve që kishin të bënin me Kontratën Kolektive dhe me shqetësimet që ata përcjellnin komunat e tyre.
20.04.2018 3Me shumë inetresim nga pjesëmarrësit është përcjellur edhe pjesa e trajnimit që kishte të bënte me Këshillin Ekonomik Social dhe me dallimet mes palëve që janë pjesë e dialogut social në Kosovë dhe atyre në Evropë.
Një pjesë shumë dinamike dhe ineresante e këtij trajnimi wshtw kur pjesëmarrësit në trajnim gjenden në rolin punëdhënësit apo të përfaqësuesve sindikal nw pwrpjekje për tw zhvilluar dialogun social në përpjekjet për të arritur marrëveshje mes palëve.

 

 

 

 

 

20.04.2018 2

SBASHK-u përshëndet miratimin e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta

Kryetari i SBASHK-ut në takimin me Kryetarët e sindikatave të niveleve komunale dhe të universiteteve dhe kryesinë e SBASHK-ut,takimi i cili ishte caktuar më herët për të vendosur për ecurin e grevës të planifikuar për datën 13 prill,pikërisht nga ju media të nderuara morrëm lajmin se Qeveria ka miratuar projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta për ҫka falenderojmë Kryeministrin,kabinetin e tij qeveritarë dhe akterët tjerë që ndihmuan në realizimin e kësaj kërkese.Andaj,kryetari në bashkëpunim me Kryetarët e sindikatave të niveleve komunale dhe të universiteteve bazuar në kompetencat e rezolutës së Kongresit të 7-të të SBASHK-ut nxjerr vendim për anulimin e grevës së 13 prillit 2018.foto1

Me këtë rast SBASHK-u përmes juve media të nderuara i përgëzon mësimdhënësit e Kosovës për miratimin e këtij Ligji dhe i falënderon ata për mbështetje të vazhdueshme duke i siguruar se SBASHK-u do të jetë pranë tyre në mbrojtjen e të drejtave legjitime të tyre.foto2

Ju ftojm që me përkushtim edhe më të madh të vazhdoni misionin tuaj human dhe të shtoni përpjekjet që testi PISA 2018 të jep rezultate më të mira.

Ju media të nderuara ju jemi mirënjohës që gjatë gjithë kohës mbajtët të informuar anëtarësinë tonë dhe mbarë opinionin kosovar për angazhimet tonë në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë.

Ma artikuj...

  1. SBASHK takoi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Socilae, z.Skender Reçica
  2. SBASHK-u në konferencën ndërkombëtare të arsimit të Evropës në Sofje
  3. Një aktivitet i qëlluar sindikal i sindikalistëve të arsimit të Mitrovicës
  4. Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim znj.Teuta Haxhiu vizitoi SBASHK-un
  5. Takim i nivelit të lartë për çështjet arsimore në Kosovë
  6. Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut mbajti një takim zgjedhor dhe një takim pune
  7. U mbajtë grevë një ditëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës
  8. SBASHK organizoi manifestim madhështor për ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe
  9. Raport i zgjeruar lidhur me rrjedhën e punimeve të Kongresit 7 të SBASHK
  10. Reagim i SBASHK-ut ndaj një deklarate të KMDLNJ-së
  11. I tërë sistemi arsimor i Kosovës në grevën një-orëshe
  12. SBASHK-u fillon me veprime sindikale
  13. Drejtori i Arsimit të Prishtinës priti përfaqësuesit e SBASHK-ut
  14. SHFMU "Ali Ajeti “ në Sfeçël i bashkohet SBASHK-ut
  15. Bashkëbisedë me ju anëtarë të SBASHK-ut
  16. SBASHK-u marrëveshje me Poliklinikën “Olive Medicinal Group”
  17. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin e Financave Bedri Hamza
  18. Takime të ndara me zv/kryeministrin Limaj dhe me ministrin Bytyqi
  19. Këshilli Drejtues i SBASHK përgatitet për veprime sindikale
  20. Reagim i SBASHK-ut ndaj deklaratave të Kryeministrit Haradinaj ndaj arsimit dhe mësuesit
  21. SBASHK-u mbajti konferencë përmbyllëse me mediet
  22. U mbajt kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit të Mesëm në kuadër të SBASHK-ut
  23. U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Fillor në kuadër të SBASHK-ut
  24. SBASHK u takua me Ministrin Bytyqi
  25. Në komunën e Shtërpces u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar
  26. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SUSHK-ut
  27. Aktivitet i SBASHK-ut me të zgjedhurit e ri për Këshillin Drejtues
  28. Përfaqësues të lartë të FMN-së u takuan me përfaqësues të sindikatave
  29. SBASHK deputetëve- duke mbështetur kërkesat tona mbroni buxhetin e Kosovës
  30. Sindikata e arsimit llapjanë lidh marrëveshje me “AGNESA GROUP”
  31. U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës universitare në Ferizaj
  32. SBASHK-u mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për PISA 2018 “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”
  33. Agjenda e zgjedhjeve në SBASHK po realizohet edhe në Universitete
  34. Kryesia e SBASHK-ut aprovoi projekt-buxhetin e SBASHK-ut për vitin 2018
  35. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Universitetin “Hasan Prishtina”
  36. U mbajtë Kuvendi Zgjedhor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë
  37. Është mbajtur të shtunën Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për Drenasin
  38. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Malishevë
  39. Agjenda e zgjedhjeve në kuvendet e SAF e SAM afër përmbylljes
  40. Reagim i SBASHK-ut ndaj idesë së Ministrit Bytyqi për mësimin tërë ditor
  41. SBASHK dhe MASHT prioritet Projektligjit për statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta
  42. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Therandës ( Suharekës)
  43. Edhe në Prishtinë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM
  44. SBASHK- Më e mirë marrëveshja e kompromisi se sa urdhrat e prera
  45. SBASHK-u organizoi konferencën “Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës “
  46. Është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Hanin e Elezit
  47. Tri Kuvende zgjedhore në dy ditët e vikendit
  48. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Kamenicës
  49. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM në Kaçanik
  50. Kryeministri Haradinaj u takua sot me përfaqësues të SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook