Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Letra mbeshtetese e Komitetit te Unionit te Sindikatave Evropiane të Arsimit

ETUCEeeeeLetra mbeshtetese e Komitetit te Unionit te Sindikatave Evropiane të Arsimit

(ETUCE),Internacionalja Botërore për Evropë

Solidarizimi I ETUCE-së me anëtarët e organizatës tonë(SBASHK) ne Kosovë.

Të nderuar kolegë

Me këtë letër, ETUCE, që përfaqëson 132 Sindikata të Arsimit në të gjitha nivelet e arsimit në 51 shtete, shpreh mbështetjen ndaj jush në grevën paralajmëruese për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të negociojë me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (UESCK-SBASHK), lidhur me radhitjen e personelit të arsimit në Projektligjin për Pagat në sektorin publik."

Propozimet e bëra në projektligjin që do të paraqitet për miratim në Parlamentin nuk janë marrë në konsideratë propozimet e bëra nga sindikata e arsimit (SBASHK).ETUCE solidarizohet me ju në mbrojtjen e interesave të mësuesve dhe kërkesën për ngritjen e koeficientit tëp agave për mësuesit, me këtë veprim proteste para ndërtesave të Qeverisë së Kosovës, më 8 shtator 2018.

Në fillim të qershorit 2018, anëtaret e Byrosë ETUCE përforcuan argumentin dhe kërkesat e sindikatave të arsimit për të vendosur në plotni dialogun social në mënyrë eë të bëhet ngritja e nevojshme e pagave për punonjësit e arsimit duke kontribuar në fushatën "Evropa ka nevojë për një ngritje page.Eshtë koha për shërimin tonë".

Siç tregon përvoja, atraktiviteti i profesionit të mësimdhënies lidhet drejtpërdrejt me pagat e mësuesve. Paga e ulët e mësuesve është faktori i parë negativ që drejton të rinjtë të diplomuar të zgjedhin një profesion tjetër dhe të rezultojnë në mungesa të mësimdhënësve.

Si një vend kandidat potencial për Bashkimin Evropian, Kosova duhet të marrë parasysh strategjinë e re të BE-së "Zona Evropiane e Arsimit 2025" ku udhëheqësit e BE-së pranojnë se [...] "duke u ofruar atyre [mësuesve] një trajnim të shkëlqyeshëm dhe perspektivat tërheqëse për zhvillimin e tyre profesional dhe shpërblimin "[...] është masë erëndësishme për të ruajtur profesionin e mësimdhënies.

ETUCE qëndron në mënyrë të vendosur me ju në kërkesën tuaj të drejtë për rrogë të përshtatshme për mësuesit e Kosovës. Ne i dëshirojmë SBASHK-ut që veprimi juaj i protestës të çon në negociata gjithëpërfshirëse me rezultate kuptimplote.

etucemedia3

Reagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve

logo sbashkReagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve
Ku janë MASHT, DKA-të dhe Këshilli i Prindërve ?
SBASHK-u gjithmonë i ka ftuar MASHT-in dhe Drejtorit Komunale të Arsimit që me angazhime të përbashkëta të bëhen përpjekje për tejkalimin e sfidave në arsim. Ata më shumë pëlqejnë heshtjen dhe të bërit sehir kur SBASHK-u zhvillon angazhime dhe paralajmëron për veprime sindikale e pastaj dalin dhe shprehen se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime, por se MASHT e DKA-të janë kundër grevave. Një deklarim të njëjtë e kanë edhe Këshilli i prindërve dhe një pjesë e shoqërisë civile, që kërkojnë nga SBASHK të mos shkohet në greva , por të zgjidhen mundësi tjera për të cilat do ta kenë përkrahjen.
SBASHK-u provoi të shtunën që duke mos humbur as edhe një sekondë të mësimit të shpreh kundërshtimin ndaj projektligjit për pagat që është degradues e nënçmues për punëtorët e arsimit e kulturës dhe iu drejtua publikisht Kryeministrit dhe Qeverisë që ta korrigjoj projektligjin në mënyrë që punëtorët e arsimit e kulturës të kenë vend meritor në të duke paralajmëruar publikisht se në të kundërtën veprimet sindikale të SBASHK-ut do të përshkallëzohen pa përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në arsim e kulturë.
Qeveria të hënën heshti ndaj kërkesave që SBASHK-ut i ngriti në protestën e së shtunës , por nuk e thanë një fjalë e as nuk e bën më të voglin angazhim as MASHT, as DKA-të e as Këshilli i Prindërve. Ata nuk duhet të heshtin po ta ngritin zërin bashkë me SBASHK-un në mënyrë që në kohën e mbetur të zgjidhet kjo çështje me takime e dialog. Në të kundërtën SBASHK-u do ta dëgjojë zërin e të punësuarve në arsim e kulturë dhe do të shkojë në veprime të tjera sindikale e që nënkuptojnë edhe grevën e përgjithshme që do të paralizojë tërë sistemin arsimor dhe atë të kulturës. Kur të ndodh kështu atëherë nuk është e ndershme të ngrihen e të flasin e kundërshtojnë as MASHT, as DKA-të e as ai Këshilli i Prindërve.
Prishtinë,10 shtator 2018,
Zyra për informim e SBASHK-ut

Protesta alarm Qeverisë se veprimet sindikale mund të përshkallëzohen

Foto web1 ok

Udhëheqësit sindikal të Çerdheve, Shkollave fillore, Shkollave te mesme, Universiteti dhe Kulturës sot protestuan për paga të dinjitetshme ne ligjin e pagave te shërbyesve publik qe pritet te miratohet nga Parlamenti i Kosovës dhe kërkuan dialog gjithëpërfshirës social në arsim para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protestuesit me moton "Duam vend meritor në ligjin e pagave" duke brohoritur parullat qe mbanin ne duar "Kryeministër ktheje ligjin e pagave për korrigjim","Ministër punonjësit e arsimit e kulturës duan trajtim meritor ","Kryeministër ne jemi zëri i 27.000 punëtorëve të arsimit e kulturës - dëgjoje këtë zë","Deputetë mos lejoni të mbyllën shkollat ","Ju nuk do të ishit pa ne","Kryeministër dhe ju ministra mendoni për mësuesit tuaj ","Pa arsim ardhmëria e një vendi është e errët",ata marshuan neper sheshin Nëna Terezë drejt ndërtesës se Qeveris se Kosovës.foto web 2
Protesta u organizua për te kundërshtuar dispozitat e Ligjit për Pagat në sektorin publik, të cilat pritet të miratohet ne kuvendin e Kosovës, ku punëtoret arsimor janë të ranguar ne koeficientin 2 nga koeficienti më i lart qe është 12.foto4 web Në krye të protestave, ishte Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut i cili në emër te gjithë punëtorëve të arsimit dhe kulturës ka kërkuar që qeveria ta korrigjoj Projektligjin e pagave për t'ju dhënë vend meritor punëtoreve të sistemit të arsimit dhe të kulturës te Republikës së Kosovës. Ai ka kujtuar qeverinë se ky është vetëm fillimi i veprimeve sindikale dhe nëse qeveria nuk reflekton ne realizimin e kësaj kërkese, atëherë i terë sistemi arsimor do të paralizohet.foto5 ewb

Nga kjo protestë e duke përcjellë zërin e të gjithë të punësuarve në sistemin arsimor të Kosovës dhe në kulturë edhe një herë publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë i janë dorëzuar kërkesat e protestuesve:

1. Të ngritën koeficientet e paraparë në Projektligjin e pagave, për punonjësit arsimor dhe të kulturës për 30% .
2. Të zbatohet në tërësi Kontrata Kolektive për Arsimin e Kosovës e nënshkruar nga MASHT e SBASHKfoto8web SBASHK pret angazhim të shpejtë e konkret të Qeverisë lidhur me këto kërkesa në të kundërtën do të jemi të shtyrë të vazhdojmë me veprime sindikale duke respektuar vullnetin dhe zërin e punëtorëve të sistemit arsimor, të shkencës dhe Kulturës.
Protestën e kanë mbështetur të gjitha federatat sindikale në krye me kryetarin e konfederatës së bashkimit të sindikatave të pavarura ( BSPK), të Kosovës z.Avni

Ajdini, i cili ishte edhe pjesëmarrës në protestë.

Protesta ka përfunduar e qetë.

 

 

 

 

 

SBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë

logo sbashkSBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë
Të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete janë të zhgënjyer me veprimin e Qeverisë, e cila aprovoi Projektligjin për paga duke mos përfillur sa duhet kërkesat e vazhdueshme e të argumentuara të SBASHK-ut për pozitë meritore në këtë Projektligj të punëtorëve arsimor.
Ky veprim i Qeverisë pikërisht në ditën kur filloi viti i ri shkollor ka bërë që punëtorët e arsimit të ndjehen të diskriminuar e të degraduar dhe prandaj kanë kërkuar nga organet udhëheqëse të SBASHK-ut që niset me veprime konkrete sindikale. Kështu duke dëgjuar zërin e anëtarësisë SBASHK-u organizon të shtunën me 8 shtator para ndërtesës së Qeverisë një protestë në të cilën marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve dhe Kryesia, që përbëjnë numrin prej rreth 1000 pjesëmarrësish në këtë veprim sindikal.
Protesta do të këtë rrjedhë:
Autobusët me pjesëmarrës me kohë nisen nga çdo komunë dhe parkohen në parkingun te Pallati i Rinisë dhe Sporteve,
Ora 11 e 30 deri në orën 11 e 45 protestuesit bëhen bashkë te Sheshi "Zahir Pajaziti" ( te Hoteli "Grand"),
Ora 11 e 45 protestuesit në mënyrë të organizuar marshojnë nëpër Sheshin "Nëna Terezë" deri të ndërtesa e Qeverisë.
Ora 11 e 55 fjalë rasti dhe leximi i kërkesave,
Ora 12 e 30 përfundimi i protestës dhe shpërndarja e protestuesve.
SBASHK u drejtohet kryetarëve të shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve, që të jenë pjesë e kësaj proteste, që shënon fillimin e veprimeve sindikale nëse Qeveria nuk reflekton, dhe të kenë qëndrim të dinjitetshëm ashtu si u ka hije njerëzve të dijes dhe kulturës.

Prishtinë, 6 shtator 2018

Simpoziumin Ndërkombetar "Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat"

40403707 2117665011601427 2050820980892237824 n

Simpoziumin Ndërkombetar "Globalizmi,Arsimimi dhe Sindikatat". Stamboll, 31.08.2018
40504724 261383794502022 4173478953417179136 nDelegacioni i SBASHK-ut I udhëhequr nga Kryetari z.Rrahman Jasharaj ,po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar me temën "Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat", i cili po mbahet në Stamboll, ku po marrin pjese delegacionet e 76 shteteve nga mbar bota me 176 pjesëmarrës.
4qqNë këtë simpozium pas fjalës hapëse qe e beri Kryetari i Sindikatës se Arsimit te Turqisë Ali Yalçin (Egitim-Bir-Sen), te pranishmit i përshëndeti edhe Ministri i Arsimit te Turqisë Prof.Dr.Ziya Selcuk, dhe i inkurajoi sindikata qe te bashkëpunojnë me ministrit e tyre për te tejkaluar çdo sfide me te cilat përballët arsimi, si dhe kanë folur për rëndësinë e këtij takimi.10qq

Gjate këtij simpoziumi Kryetari i SBASHK-ut po mban takime me koleget e shume shteteve pjesëmarrëse ku po diskuton për format e bashkëpunimit te SBASHK-ut me sindikatat e arsimit te këtyre shteteve.

Folësit e panelit përbëhen nga përfaqësues të sindikalistëve dhe arsimit ndërkombëtar organizata të cilët janë ekspertë në arsim dhe sindikalizëm. Në këto punëtori që po mbahen në temat te ndryshme, të gjithë pjesëmarrësit po shkëmbejnë ide dhe rezultatet e seminareve ku do të vlerësohen në asamblenë e përgjithshme. CaptureDuke përcjellë përshtypjet e para nga ky takim I rëndësishëm ndërkombëtar, delegacioni i SBASHK-ut veçon se kudo në botë arsimi po përballet me sfida dhe se institucionet shtetërore duhen shtuar mbështetjen për arsimin dhe duhen ndihmuar mësuesit që më lehtë të hapëroj në misionin e tij human në përballje me sfidat dhe ecjen në kohë kur po ndodhin zhvillime të shpejta e të mëdha teknologjike.
Duke e pasur parasysh se zhvillimi i teknologjive të komunikimit dhe informacionit,internetit dhe medieve sociale rrjetet kanë sjellë ndryshime të mëdha në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore. Këto zhvillime, të cilat janë definuar si proces i globalizimit, gjithashtu kanë përmirësuar mundësi për njerëzit që të kenë qasje nëpërvoja dhe informacione diku tjetër në botë. Në të njëjtën kohë, këto mundësi kanë sjellë botën në një treg global dhe një fushë konkurruese dhe sukses edhe ne fushën e arsimit cilësor.

 

SBASHK i drejtohet publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës

sbashkharadinaj deklarataSBASHK i drejtohet publikisht   Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës

Mos e votoni ligjin për pagat sepse  vazhdon të jetë degradues për sistemin arsimor

I nderuari Kryeministër Haradinaj, e nderuara Qeveri e Kosovës  duke analizuar me kujdes versionin final të projektligjit për paga si dhe shtojcat 1  e 2 të tij, SBASHK-u është tepër i zhgënjyer me Ministrinë e Administratës Publike pasi që vërejtjet e argumentuara tonat edhe në kohën e Qeverisë Mustafa , por edhe tani në takimet me Ministrin Jagcilar , janë përfillur aq pak sa që  ky projektligj vazhdon të jetë nënçmues degradues për arsimin në Kosovë e veçmas për punëtorët në Arsimin Parauniversitar dhe në administratën e arsimit në tërësi.

Ky projektligj kishte synim të harmonizonte pagat,  gjegjësisht që për punën e njëjtë dhe ngritjen e njëjtë profesionale të jetë pagë e njëjtë, por nuk ka ndodhur as me versionin final të këtij Projektligji.  Sistemi arsimor është i radhitur tepër ulët në tabelën e koeficienteve dhe i vlerësuar po ashtu tepër ulët. Ne, duke ofruar plot argumente e  duke mos kërkuar  as më pak e as më shumë se të tjetër, kemi kërkuar që koeficienti për mësimdhënësit e shkollave të mesme të jetë 2.70, për ata në arsimin special 2.6 dhe për mësimdhënësit e  shkollave fillore 2.5. Kjo kërkesë reale nuk është përfillur as për se afërmi.

Se nuk është vepruar drejt ndaj sistemit arsimor po ofrojmë vetëm disa nga  shembujt e shumtë. Bie fjala  psikologu klinik është vlerësuar me koeficientin 3.4, kurse psikologu në shkollë  me koeficientin  2. Apo mësimdhënësit e arsimit  të mesëm të ulët e që kanë të kryer fakultetet gjegjëse e besa edhe master janë vlerësuar me koeficientin  2, ndërsa farmacisti, që po ashtu ka fakultet vlerësohet me koeficientin  3.4.  Një vlerësim jo i drejtë i është bërë edhe drejtorëve të institucioneve arsimore. Kështu një drejtor i një shkolle që  ka 100 të punësuar dhe gati 2000 nxënës  është vlerësuar me 2.5, ndërsa një drejtori i një Qendre të mjekësisë familjare me koeficientin  4.7. Ka edhe shembuj të tjerë dhe tërë këtë ligj nuk kemi si të mos e vlerësojmë si tepër degradues e nënçmues të sistemin arsimor.

I nderuari Kryeministër Haradinaj, e nderuara Qeveri e Kosovës   po ju kujtojmë edhe diçka nga ky projektligje  që vërteton se ai është degradues e nënçmues për punëtorët arsimor.  Shikojeni shtojcën 2, gjegjësisht raportin e koeficienteve dhe do të vëreni  se te niveli i koeficienteve nga 1 e deri në  54  mbi 80 % e të punësuarve në arsimin e  Kosovës janë të radhitur te niveli 41e ka të tillë që janë edhe në nivelin 43. Ju  pyesim prandaj se arsimi që është nga prioritetet kryesore të shtetit tonë  a është i tillë nëse mbetet në këto pozita nënçmuese e degraduese.

I nderuari Kryeministër Haradinaj, e nderuara Qeveri e Kosovës    ka edhe shumë çka të thuhet për këtë ligj degradues ndaj arsimit dhe prandaj ju lusim që të mos e votoni, por ta ktheni nga ka ardhur, pra në Ministrinë e Administratës Publike  dhe pastaj  të bëhet pozicionim meritor  edhe për  sistemit arsimor. Kështu do të kontribuonim të gjithë në mirëvajtjen e vitit të ri shkollor e në të kundërtën SBASHK-u do të veprojë sipas zërit dhe kërkesave të mësimdhënësve të Kosovës

 

Zyra për informim e SBASHK-ut 

Apel publik i SBASHK-ut drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të Kosovës

logo sbashkApel publik i SBASHK-ut drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të Kosovës
Në arsim të pensionohen para kohe se paku punëtorët me sëmundje të rënda
Nëse vërtetë institucionet do ta kundërshtonin angazhimin për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar me arsyetimin se do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore , atëherë MASHT do të duhej që të krijonte mekanizma ligjor për pensionimin që tani të punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda.
Është për t'u përshëndetur angazhimi lidhur me Ligjin për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policor, por është mirë që edhe MASHT të angazhohet e të përgatit një ligj për uljen e moshës së pensionimit për punëtorët në Arsimin Parauniversitar, të drejtë të cilën të punësuarit në ketë sektor do ta shfrytëzonin bazuar në vullnetin e tyre, apo në gjendjen shëndetësore. Kjo ngase, sa do i lehtë që duket ky profesion shikuar nga anash, puna e përkushtuar në edukimin dhe arsimimin brezave kërkon përkushtim dhe lë gjurmë nëpër vite në shëndetin e punëtorëve arsimor.
Nëse institucionet do ta kundërshtonin e pengonin përpjekjen e MASHT për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar me arsyetimin se do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore , atëherë Ministria e Arsimit do të duhej që të krijonte mekanizma ligjor për pensionimin që tani të punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda. SBASHK-u këtë çështje e ka ngritur vazhdimisht në shumë takime dhe nuk beson se institucionet e as ndonjë individ do ta kundërshtonte pensionimin e parakohshëm të punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda sepse numri i tyre nuk është i madh dhe se çdo angazhim për ta është shërbim për arsim më të mirë dhe vepër humane ndaj këtyre njerëzve , që për ta ruajtur kafshatën e gojës detyrohen të shkojnë në punë me barrën e rëndë të sëmundjes.
Prishtinë, 22 gusht 2018,
Zyra për informim e SBASHK-ut

SBASHK vizitoi institucionet komunale të Drenasit

37738922 10215712371815040 2599183305525952512 n 1

SBASHK vizitoi institucionet komunale të Drenasit
Gatishmëri për angazhime të përbashkëta në përballje me sfidat
Duke parë situatën reale në institucionet e arsimit të mesëm të Kosovës, SBASHK-u kishte kërkuar me kohë nga Ministri Bytyqi që me komisionin përkatës të punojë në ndryshimet që duhej bërë në Udhëzimin Administrativ 06/2015 e që kishte të bënte me Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. Në nenin 11 të këtij UA thuhet se "se pas përfundimit të vitit shkollor 2017/18, shpallen konkurset për të gjithë mësimdhënësit që janë të punësuar në arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë, të cilët nuk i plotësojnë kriteret sipas këtij UA"
Ministri Bytyqi kishte përgatitur këto ndryshime dhe ka publikuar edhe Udhëzimin Administrativ 10/2018, që heq dilemat, por aty e këtu ishin krijuar dilema dhe një numër anëtarësh të SBASHK-ut kishin kërkuar, si zakonisht, angazhimin e sindikatës së tyre për tejkaluar këto shqetësime.

Në këtë përpjekje dhe për të zhvilluar një bashkëbisedë të sinqertë e korrekte, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetarin e BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykollin dhe juristin Blendor Shatri kanë vizituar institucionet komunale të Drenasit dhe kanë zhvilluar një takim përmbajtjesor me nënkryetarin Gani Sylaj.

Nënkryetari Sylaj ka vlerësuar angazhimin e SBASHK dhe ka përsëritur gatishmërinë e institucioneve komunale për bashkëpunim me qëllimin të angazhimeve të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe në përballje me sfidat eventuale.. Ai ka shtuar se institucionet këtu respektojnë ligjin dhe aktet ligjore e Udhëzimet Administrative vendimet e MASHT lidhur me arsimin dhe se do të ketë angazhim për tejkalimin e çdo sfide.

Kryetari i SBASHK-ut, Jasharaj ka falënderuar nënkryetarin e Drenasit për mikpritjen dhe ka informuar atë lidhur me shqetësimet fillestare e të arsyeshme të disa mësimdhënësve te Drenasit lidhur me Udhëzimin Administrativ 06/2015, tëq cilët kanë kërkuar nga SBASHK-u angazhimin që sa më parë MASHT të publikojë ndryshimet e paralajmëruara të këtij Udhëzimi.
SBASHK-u është i sigurt se në Drenas dhe në të gjitha komunat e Kosovës do të respektohet në tërësi Udhëzimi Administrativ 10/2018 dhe se nuk do të paraqitet as edhe një problem lidhur me të punësuarit në sektorin e arsimit.

SBASHK-u në mbështetje të anëtarësisë në Qendrën Burimore në Pejë

 

logo 1807255782SBASHK-u në mbështetje të anëtarësisë në Qendrën Burimore në Pejë
Jo të rrënohet , por të investohet në këtë vatër të rëndësishme arsimore

Për ta vërtetuar lajmin e keq se vërtetë institucionet lokale e qendrore kanë marrë vendim të shumë të gabuar dhe janë pajtuar që të rrënohet objekti me pamje e historik të veçantë i Qendrës Burimore në Pejë, gjegjësisht shkollës për fëmijët e verbër dhe me dëmtime në të parë, SBASHK-u ka komunikuar me anëtarë të vetë në këtë vatër arsimore të rëndësisë së veçantë dhe ndanë shqetësimin e arsyeshëm dhe bëhet pjesë aktive e të gjitha veprimeve për ta penguar këtë ide të ngutshme e shumë të keqe.
SBASHK-u kujton institucionet lokale të Pejës dhe ato qendrore se ndërtesa që është kthyer tani e sa vite në fole të ngrohtë për fëmijët me nevoja të veçanta, ka një historik dhe pamje të rrallë dhe është nderuar tani e 100 vite më parë dhe se është nga objektet që simbolizon Pejën nëpër dekada e vite.
Institucionet lokale e qendrore le të ngritin një ndërtesë gjykate në cilin do vend tjetër, por jo këtu e duke rrënuar këtë institucion arsimor, i cili falë përkushtuar të mësimdhënësve dhe stafit është kthyer në një ambient miqësor e të punës dhe me arritjet e mëdha në misionin e shenjtë, ka krijuar dhe gëzon respekt, jo vetëm në Kosovë, por edhe mes institucioneve simotra në Ballkan, Evropë e kudo në botë.
Institucionet lokale e qendrore në Kosovë, por edhe të gjithë ne duhet të jemi krah këtyre punëtorëve të devotshëm të arsimit dhe të ndihmojmë që të vazhdojë rrugëtimi i tyre i suksesshëm në këtë mision të shenjtë, e jo t'ua rrënojmë institucionin për të cilin kanë dhënë e kontribuar aq shumë.
Pra, jo të rrënohet, por të investohet në këtë vatër të rëndësishme arsimore.
Prishtinë, 20 korrik 2018,
Zyra për informim e SBASHK-ut

SBASHK-u nuk ka të ndalur në angazhimet në shërbim të anëtarësisë Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Amerikane

kl10SBASHK-u nuk ka të ndalur në angazhimet në shërbim të anëtarësisë
Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Amerikane
SBASHK-u vazhdon me aktivitetet në shumë fronte për të qenë në shërbim të anëtarësisë. Krahas mbrojtjes së fuqishme të kërkesave dhe të drejtave të anëtarësisë përballë institucioneve lokale e qendrore, krahas takimeve e trajnimeve të suksesshme, SBASHK-u po vazhdon edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve me institucionet private shëndetësore e rekreative. Njëra nga marrëveshjet shumë të rëndësishme, mes 130 marrëveshjeve të nënshkruara deri tani, është edhe ajo që u nënshkrua sot në ambientet impozante të American Clinic, e që ka të bëj me shëndetin e gruas.kl1
Pas disa takimeve paraprake mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe të këtij institucioni të njohur shëndetësor, sot në një ceremoni festive është bërë nënshkrimi i marrëveshjes mes të dy palëve. Për institucionin "Klinika Amerikane", në marrëveshje është nënshkruar përfaqësuesi Vullnet Kusari, ndërsa në emër të SBASHK-ut, kryetari Rrahman Jasharaj. I pari i këtij institucioni të njohur shëndetësor, z. Kusari është shprehur i lumtur që sot po nënshkruan këtë marrëveshje duke shprehur kështu respektin për gjithë personelin arsimor të Kosovës dhe për punën që ata janë duke bërë në edukimin dhe arsimimin e brezave.

Institucioni Shëndetësor do t'i mundësojë anëtarëve të SBASHK-ut shërbime cilësore dhe përkujdesje maksimale në shërbimet që ofron Institucioni.

Institucioni Shëndetësor do të ofrojë 10% zbritje për të gjitha shërbimet e Institucionit, përveç shërbimeve të procedurës së IVF.

Përfituesit e shërbimeve me zbritje sipas parag.  do të jenë anëtarët e SBASHK-ut dhe familja e ngushtë e tyre si: anëtari i sindikatës, gruaja e anëtarit, fëmijët e anëtarit, nëna dhe babai i anëtarit të sindikatës.

kl3Pasi ka nënshkruar këtë marrëveshje për zbritje çmimesh për shërbimet në këtë institucion për anëtarësinë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shprehur mirënjohje për z. Kusarin dhe stafin e tij, që me këtë veprim human po shprehin respekt për të punësuarit në arsim dhe për misionin e tyre të shenjtë në edukimin e arsimimin e brezave.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje menaxheri i kësaj klinike bashkë me drejtorin menaxhues mr. Msc. Armend Vokshi kanë shoqëruar kryetarin Jasharaj, këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe zyrtaren Rrezarta Bahtjarin për të parë ambientet e kësaj klinike. Mysafirët janë mahnitur me ambientet shëndetësore dhe rregullin e përkushtimin e stafit këtu për të qenë sa më afër pacientëve të shumtë që ishin në ambientet e këtij institucioni të njohur shëndetësor.kl4
Të theksojmë në fund të këtij shkrimi se ky institucion shëndetësor gjendet në Magjistralen Prishtinë- Shkup dhe për detaje mund të informoheni në www.american-art.net, ose në tel. 038 606 116 .

Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave

foto nga arkivi

SBASHK-u takim me Koordinatorin për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri.

Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave

Me qëllim që të jenë të informuara nga dora e parë dhe saktë Qeveria dhe institucionet tjera të shtetit lidhur me kundërshtimin e bazuar të SBASHK-ut përkitazi me radhitjen degraduese dhe vlerësimin jo meritor të sektorit të arsimit në tabelën e Projektligjit të pagave dhe me qëllim që faktet e argumentet e SBASHK-ut që tregojnë se sektori i arsimit meriton radhitje tjetër dhe meritore të arrijnë në adresat e duhura, një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj është takuar me Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri.
Delegacioni i SBASHK-ut e ka përsëritur edhe një herë vlerësimin e bazuar se punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave . Ky delegacion ka përcjellë te z. Tahiri zërin e punëtorëve të tërë sistemit arsimor të Kosovës se nëse nuk përfillen faktet dhe argumentet e SBASHK-ut lidhure me këtë çështje tepër të ndjeshme, atëherë shtatori në Arsimin Parauniversitar dhe tetori në Universitete do të nisin me greva të përgjithshme.
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e SBASHK-ut dhe ka marrë nga delegacioni i kësaj sindikate gjithë argumentet e ofruara duke premtuar gjithë këto do t'i analizojë me vëmendje dhe se do ta njoftojë Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë për çështjet e ngritura. Ai i ka deklaruar SBASHK-ut se duhen hequr dilemat se dikujt e në cilin do sektor a vend pune do t'i ulet paga, por si shtoi ai, ligji po përgatitet që të zgjidhet një herë e mirë e përmes ligjit çështja e pagave.
Prishtinë, 12 korrik
Zyra për informim e SBASHK-ut

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u me trajnimin për dialogun social edhe në Kamenicë
  2. SBASHK-u, Ministrit Bytyqi: Shtatori me zile apo me greva!
  3. Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar
  4. Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera
  5. SBASHK informoi Ministrin Jagcilar për kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave
  6. Grupi i parë i pushuesve u kthye nga bregdeti shqiptar
  7. SBASHK informon Ministrin Bytyqi për kundërshtimet e bazuara ndaj Projektligjit të pagave
  8. SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit
  9. Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm i SBASHK-ut me GIZ-in Organizim i suksesshëm i Konferencës së katërt të matematikës
  10. SBASHK i trajnon udhëheqësit e sindikatave komunale për udheheqje në arsim
  11. Reagim i SBASHK-ut ndaj disa tellallëve te Ministrit Hamza
  12. Një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut
  13. SBASHK vazhdon me trajnimin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”
  14. Pjesëmarrje në dy takime të nivelit të lartë sindikal
  15. Në Sofje Konferencë e nivelit të lartë lidhur me Ballkanin Perëndimor
  16. Kuvendi i SAF e SAM u mbajt në Rahovec
  17. U mbajt Kuvendi i SAF e SAM në Rahovec
  18. SBASHK-u filloi me agjendën e re të takimeve nëpër komuna
  19. SBASHK në një ngjarje të rëndësishme të arsimit në Lisbonë të Portugalisë
  20. SBASHK vazhdon me zhvillim profesional të sindikalistëve
  21. SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik
  22. SBASHK-u përshëndet miratimin e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta
  23. SBASHK takoi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Socilae, z.Skender Reçica
  24. SBASHK-u në konferencën ndërkombëtare të arsimit të Evropës në Sofje
  25. Një aktivitet i qëlluar sindikal i sindikalistëve të arsimit të Mitrovicës
  26. Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim znj.Teuta Haxhiu vizitoi SBASHK-un
  27. Takim i nivelit të lartë për çështjet arsimore në Kosovë
  28. Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut mbajti një takim zgjedhor dhe një takim pune
  29. U mbajtë grevë një ditëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës
  30. SBASHK organizoi manifestim madhështor për ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe
  31. Raport i zgjeruar lidhur me rrjedhën e punimeve të Kongresit 7 të SBASHK
  32. Reagim i SBASHK-ut ndaj një deklarate të KMDLNJ-së
  33. I tërë sistemi arsimor i Kosovës në grevën një-orëshe
  34. SBASHK-u fillon me veprime sindikale
  35. Drejtori i Arsimit të Prishtinës priti përfaqësuesit e SBASHK-ut
  36. SHFMU "Ali Ajeti “ në Sfeçël i bashkohet SBASHK-ut
  37. Bashkëbisedë me ju anëtarë të SBASHK-ut
  38. SBASHK-u marrëveshje me Poliklinikën “Olive Medicinal Group”
  39. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin e Financave Bedri Hamza
  40. Takime të ndara me zv/kryeministrin Limaj dhe me ministrin Bytyqi
  41. Këshilli Drejtues i SBASHK përgatitet për veprime sindikale
  42. Reagim i SBASHK-ut ndaj deklaratave të Kryeministrit Haradinaj ndaj arsimit dhe mësuesit
  43. SBASHK-u mbajti konferencë përmbyllëse me mediet
  44. U mbajt kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit të Mesëm në kuadër të SBASHK-ut
  45. U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Fillor në kuadër të SBASHK-ut
  46. SBASHK u takua me Ministrin Bytyqi
  47. Në komunën e Shtërpces u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar
  48. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SUSHK-ut
  49. Aktivitet i SBASHK-ut me të zgjedhurit e ri për Këshillin Drejtues
  50. Përfaqësues të lartë të FMN-së u takuan me përfaqësues të sindikatave

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook