Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Dita e 13-të e grevës

51124259 1970052019779944 2256705877518057472 nDita e 13-të e grevës

Prishtinë 30.01.2019

Sot Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, mbajti takimin e jashtëzakonshëm në të cilin takim ishin edhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve, të cilin takim u biseduan për Ligjin e pagave, në veçanti për tabelarin e këtij ligji, të cilin e miratoj Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ku pas shumë diskutimeve nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve, të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët, njëzëri kishin qëndrim se koeficientet e aprovuar nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, janë pothuajse të ngjashme me ofertën e kryeministrit, dhe përveç se nuk kanë plotësuar kërkesat e punëtorëve arsimor në Kosovë, këta koeficientë përveç dallimeve të mëdha me sektor tjerë, ka të meta të mëdha edhe brenda përbrenda tërë sistemit arsimor, në veçanti kritikë e madhe këtij tabelari iu dha koeficientit për drejtor dhe zëvendësdrejtor për të gjithë institucionet arsimore por edhe koeficienteve të tjerë.

Këshilli Drejtues SBASHK-ut, duke vërejtur se shtojca 2 e këtij Ligji, është raporti i koeficientëve ku në shtyllën e parë janë të radhitur koeficientët sipas nivelit ku shihen se janë 66 nivele, duke filluar në nivelin 1 nga presidenti i Kosovës, dhe në mesin e këtyre 66 niveleve, punëtorët arsimor janë të radhitur pothuajse në pjesën e fundit të këtij tabelari (nga niveli 50 deri të niveli 58), e nëse aty llogaritën edhe punëtorët administrativ dhe teknik të institucioneve arsimore, shkon deri të niveli 65 apo i parafundit.

50801804 2145731095738127 5947977041453252608 nDuke analizuar gjithë këto, Këshilli Drejtues se bashku me kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve vendosën njëzëri, ti shpallin të papranueshëm për punonjësit e arsimit këta koeficientë dhe të vazhdohet me grevë edhe në ditët ne vijim.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, njëzëri vendosi që ti drejtohet kryeministrit Haradinaj, ministrit Yagcilar dhe ministrit Bytyqi, që të tërhiqet Ligji i pagave, në mënyrë që ky në një situatë të re të krijuar pa tensione të rishikohet sidomos koeficientet që sot janë në diferencë shumë të madhe mes sektorëve të ndryshëm, por edhe mes sektorëve të arsimit janë te paharmonizuar.

Gjithashtu në rastin më të keq të mundshëm, nëse Ligji shkon në miratim në Kuvend. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, ju bënë apel deputetëve që ti votojnë ngritjen e koeficienteve sipas kërkesave të SBASHK-ut, ose në të kundërtën ta hedhin poshtë këtë Ligj.

Zyra për informim.

Dita e 12-të e grevës

50975210 388276128407266 4181191628054069248 nDita e 12-të e grevës

Prishtinë 29.01.2019

Raportet e arritura nga Këshilli Qendror Grevist, komunal dhe universitetet, tregojnë se edhe në ditën e 12-të të punësuarit në tërë sektorin e arsimit të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme, të vendosur deri në realizimin e kërkesave për ndryshim të koeficienteve në tërë sektorin e arsimit.

50818527 1197566233750193 4533855447177756672 nMe fillimin e grevës edhe në ditën e 12-të, Kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj se bashku me nënkryetarin e BSPK-së, z.Atdhe Hykolli vizituan grevistët në komunën e Ferizajt, pikërisht në çerdhen "Ardhmëria Jonë", ora 9:15, SH.F "Gjon Serreqi" në ora 9:45 duke vazhduar në SH.M ,, Dr Shaban Hashani" në ora 10:20.

Delegacioni i Këshillit Qendror Grevist, bashkëbisedoi me grevistët për gjendjen aktuale, ku të gjithë ishin të brengosur së institucionet e Kosovës nuk po krijojnë gatishmëri për ti plotësuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, tashmë të njohura për ngritje të koeficientit prej 30% , nga çerdhet deri në universitet, duke përfshirë të gjithë të punësuarit nga punëtoret teknik deri te rektori.

Prishtinë 29.01.2019

Dita e 11-të e grevës

logo sbashkDita e 11-të e grevës
Me fillimin e grevës në ditën e 11-të, kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj u gjend në mesin e grevistëve në komunën e Gjilanit, gjegjësisht në SHFMU ,, Ibrahim Uruqi" ne Bresalc në ora 9 e 30 minuta, ku kanë vazhduar në çerdhen "Ardhmëria 2" nga ora 10 e 20 minuta, SHFMU "Selami Hallaqi" në ora 11 dhe Gjimnazin "Zenel Hajdini" në ora 11 e 40 minuta.
Delegacioni i SBASHK-ut me grevistet bashkëbiseduan shtruar dhe shprehën brengosjen se edhe në ditën 11 të grevës, institucionet e Kosovës nuk po krijojnë gatishmëri për ti plotësuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, ishte kërkesë e të gjithë grevistëve që në asnjë formë mos të ndërpritet greva edhe nëse fillohet me veprime tjera sindikale, së paku pa i plotësuar kërkesat tashmë të njohura ose tërheqja e Ligjit.
Vlen të theksohet se prezent ishte edhe kryetarja e prindërve e komunës së Gjilanit, e cila u shpreh në emër të prindërve që përkrahin kërkesat e mësimdhënësve, duke apeluar që institucionet të angazhohen në realizimin e tyre.
Sipas informatave të marra nga Këshillat Grevistë Komunal, rezulton se i tërë sistemi arsimor nga çerdhet deri te universitetet ishin në grevë.
Këshilli Qendror Grevist ,e as udhëheqësia e SBASHK-ut, edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë institucion, e as udhëheqës të institucioneve në nivel lokal, e as në nivel qendror.
Edhe njëherë, ju bëjmë apel institucioneve qendrore, në veçanti ministrit Bytyqi, që të jep kontributin e tij në Qeverinë e Kosovës, për realizimin e kërkesave ose largimin e Ligjit të pagave, përndryshe grevës nuk i shihet fundi.
Nesër me datë, 29.01.2019 pikërisht në ditën e 12-të të grevës, kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj, së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do ti vizitoj grevistët në komunën e Ferizajt, pikërisht ne ora 9:15 ne çerdhen "Ardhmëria Jonë", në ora 9:45 SH.F "Gjon Serreqi" dhe në ora 10:20 SH.M ,, Dr Shaban Hashani"
Prishtinë 28.01.2019

GREVA VAZHDON EDHE NË DITËT NË VIJIM

greva vazhdon sbashk 2019 5Prishtinë, 27 janar 2019,

Këshillat greviste komunale, ai i Universiteteve të Kosovës dhe Këshilli Qendror Grevist kanë analizuar dy javët e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.  Kjo grevë ka treguar unitetin e SBASHK dhe përcjell porosinë e gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, nga çerdhet  e deri në Universitete, që të vazhdohet me grevën  deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30%  apo për tërheqjen e projektligjit të pagave diskriminues e nënçmues për sektorin e arsimit,me qëllim që ai të punohet rishtazi me kokat e ftohta e me praninë e sindikatave dhe institucioneve.

SBASHK   këshillon individët  që ta ruajnë personalitetin e tyre e të mos provojnë që me lajme të rreme të  krijojnë huti mes grevistëve. U munduan që me lajme të rreme të na nxjerrin se po takohemi fshehtazi me atë apo këtë dhe doli se është gënjeshtër. U munduan të na nxjerrin se jemi atje apo diku tjetër dhe doli gënjeshtër. SBASHK-u ishte dhe mbetet  i Republikës së Kosovës  dhe i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit . SBASHK i tha jo Serbisë dhe mbrojti arsimin shqip në vitet më të vështira. SBASHK-u është i punëtorëve të arsimit  në çerdhe, arsimin fillor e të mesëm dhe universitete. SBASHK nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë dorë e zgjatur e individëve a ndonjë subjekti politik. SBASHK –u ka respektuar dhe respekton institucionet e Kosovës, cilat do subjekte politike që i udhëheqin ato sepse SBASHK-u në vitet e vështira të okupimit bëri angazhime sublime që të kemi institucionet tona.

Institucionet  duhet të ulen me SBASHK-un dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar. Ne ofruam mundësi që kjo të bëhet. Të  shtohen koeficientet për të punësuarit në tërë sektorin e arsimit në mënyrë që këta të kenë vend meritor në Ligjin e pagave, të ulet vlera e koeficienteve për të gjithë nga presidenti e deri të punëtorët tekniko-ndihmës  në mënyrë që të krijohen kushte që të gjithë të kenë vend meritor në projektligjin e pagave ose nëse  asnjë nga këto dy  opsione nuk paska mundësi të bëhen, atëherë le të tërhiqet Projektligji i pagave dhe të ulen sindikatat dhe institucionet me koka të ftohta dhe ta punojnë një projektligj të pranuar nga të gjithë. Zgjidhje ka , por vetëm duhet vullnet i institucioneve.  Deri atëherë greva do të vazhdojë  dhe ky veprim sindikal është legjitim dhe i garantuar edhe me ligjin e grevave dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në ditën e 11 të grevës, të hënën , Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të gjenden në Gjilan  për të vizituar SHFMU “ Ibrahim Uruqi” ne Bresalc në ora 9 e 30minuta , I.P.  “Ardhmëria 2” nga ora 10 e 20minuta, SHFMU “Selami Hallaqi” në ora 11 dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini” në ora 11 e 40 minuta.

Dita e 10-të e grevës

logo sbashkRaportet e arritura nga Këshilli Qendror Grevist, komunal dhe universitetet, tregojnë se edhe në ditën e 10-të të punësuarit në tërë sektorin e arsimit të Kosovës ishin në grevën e tyre, me porosinë që ajo të vazhdoj deri në realizimin e kërkesave për ndryshim të koeficientëve në tërë sektorin e arsimit.

Sot ministri Bytyqi, ka ftuar në një takim përfaqësuesit e SASHK-ut, për të debatuar për gjendjen aktuale në sistemin arsimor, ai është deklaruar se do të angazhohet që në të ardhmen koeficientet të ngritën, pasi të jetë bërë përformanca dhe gradimi i punëtorëve të arsimit, por nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje për koeficientët aktual të cilët mbeten shumë të ulët në sektorin e arsimit ku për këtë propozim është biseduar me kryetaret komunal të Sindikatave por edhe me anëtaret e Këshillit Drejtues te SBASHK-ut të cilët me këmbëngulësi kërkojnë që koeficienti aktual të rritet sipas kërkesave e aq më tepër duke pasur parasysh që koeficientet edhe nëse mbeten deri ne 10 është përsëri koeficienti i arsimi në fund te tabelës.

Kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj, bashkë me menaxherin për financa z.Ymer Ymeri, njiherit edhe anëtar te Këshillit Qendror Grevist janë shprehur se është momenti i fundit që duhet bërë zgjidhje për ngritjen së paku të 30% të koeficientëve për tërë sektorin e arsimit, nga çerdhet deri në universitete në Projektligjin e pagave, dhe pasi të bëhet kjo zgjidhje, atëherë mund të flitet se çfarë do të bëhet në sistemin arsimor në të ardhmen.

Sot anëtari i Këshillit Qendror Grevist dhe kryetari i SUSHK-ut, z.Bardh Bardhi i vizitoi një numri të madh grevistësh nga universiteti, ku bashkëbisedoi me grevistët për koeficientet në universitet e veçmas për koeficientin e të punësuarve në administratë.

Grevistët janë shprehur unanimisht që mbështesin kërkesën e SBASHK-ut për ngritje të koeficientit për së paku 30% për të gjithë të punësuarit në arsim, ata shprehën gatishmëri që greva të vazhdoj deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Sot me një letër ju kemi drejtuar deputetëve, anëtar të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, për herë të dytë në të cilin thuhet:

Përshëndetje, të nderuar Anëtarë të Komisionit

Duke ju kërkuar falje, që brenda dy ditëve po ju drejtohemi përsëri me kërkesa të njëjta, por duke dëshiruar që në të gjitha dyert të trokasim, vetëm e vetëm që ndoshta dikush na del në ndihmë për t'i plotësuar kërkesat e 30000 grevistëve të tërë sistemit arsimor, në mënyrë që edhe kjo pjese e shoqërisë kosovare të ia filloj punës me rregull.

Pas takimit që kemi pasur me Kryetarin e Komisionit tuaj z,Nait Hasani, ne kuptuam se ende pozicioni i punonjësve të arsimit ka mbetur aty ku ishte, duke shtuar një 0.20 secilit koeficient që për mësimdhënësit kjo lëvizje është shumë e ulët dhe si e tillë e papranueshme ne drejtim të ngritjes së rangimit, por aq me tepër edhe kur në një kronikë të RTK-së, kur kuptuam përsëri që dallimet brenda sistemit të pagave që po krijon ky Ligj, atëherë po krijohen edhe bindje më të

mëdha se procesi mësimor do të humbet edhe me javë të tëra.

Edhe njëherë me mirësi ju lutemi, që të keni në konsideratë dhe mos të lejoni që dikujt në këtë Ligj ti rritet koeficienti për 70% e dikujt 8%, sepse me këtë ngritjen e fundit që është propozuar për arsim ngritja e koeficientit është nga 8% deri në 10%.

Duke ju njoftuar se sot është dita e 10 e grevës dhe as që ka shenja se edhe ditët tjera do të ketë nga Qeveria ndonjë tërheqja nga pozicionet që na u janë ofruar në stilin, ose merre, ose le, pa asnjë dialog paraprak, ju lutem edhe njëherë, kontribuoni që mësimi të filloj duke renditur punëtorët arsimor karshi punëtorëve tjerë të Kosovës.

Këshilli Qendror Grevist në takimin e sotshëm të pasdites, duke pasur parasysh se Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është ende në punë e sipër dhe duke shpresuar se do të gjejmë mirëkuptim në kërkesat minimale të SBASHK-ut për ngritje të koeficientit prej minimalisht 30% , nga çerdhet deri në universitet, duke përfshirë të gjithë të punësuarit nga punëtoret teknik deri te rektori, vendosi që veprimet sindikale ti vazhdoj vetëm me grevë edhe në ditët në vijim, deri në rezultatin e komisionit, dhe nëse vendimi i këtij komisioni nuk përputhet me kërkesat e SBASHK-ut do të fillojmë me veprimet e kombinuara grevë dhe protestë.

Prishtinë 25.01.2019

Dita e nëntë e grevës

kp 1Dita e nëntë e grevës

Prishtinë 24.01.2019

Megjithëse jemi në ditën e nënte të grevës, edhe sot greva është mbajtur në të gjitha institucionet arsimore nga çerdhet deri ne universitete, me përjashtim të një shkolle në Gllogjan të komunës së Deçanit.

sbashkkkkPërndryshe të gjitha raportet nga komunat pasqyrojnë gjendje unike të grevistëve, si dhe përkundër të gjitha presioneve të bëra ata janë të palëkundshëm në kërkesat tyre.

Si çdo ditë tjetër, edhe sot kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga këshilltari z.Ymer Ymeri, vizituan çerdhen "Dielli" në Prishtinë, ku bashkëbisedoj nga afër me grevistët.

Sot në zyret e SBASHK-ut, Këshillin Grevist Qendror e vizitoj Kryesia e Këshillit të Prindërve të komunës së Prishtinës, e udhëhequr nga kryetarja e këtij këshilli znj.Besa Halili Krasniqi, ku bashkëbiseduan,se si mund të gjendet ndonjë formë që të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve dhe të ndërpritet greva, gjithashtu delegacioni i Këshillit të Prindërve shprehi mbështetjen e plotë në kërkesat e SBASHK-ut, ku kryetari i SBASHK-ut e Keshilli i Prindervefalënderoj këtë këshill dhe gjithashtu para prindërve shprehi keqardhje që s'kemi arritur të gjejmë kompromis tjetër për të mos ardhur deri të greva, ku përgjegjës për këtë janë institucionet e shtetit.

Sot, SBASHK-u iu drejtua Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, me një shkresë në të cilën mes tjerash thuhet. ''Edhe njëherë me mirësi kërkojmë nga ju që të gjeni formën dhe mundësitë financiare që kërkesat e punëtorëve arsimor nga çerdhet e deri te universitetet, si dhe nga punëtorët teknik e deri të rektori, të kenë një rangim me të lartë se 30%, karshi rangimit që ka ardhë te ju nga Qeveria, në mënyrë që këta punonjës të jenë të radhitur në nivelin meritor.

Gjithashtu ka kërkuar një takim për sqarim rreth disa deklaratave që kanë qarkulluar, gjëja se për plotësim të kërkesave të SBASHK-ut, e njëra ndër to ishte edhe ajo e deputetit të këtij komisioni z.Milaim Zeka, në debatin e RTK-së me datë 23.01.2019, ku mes tjerash tha se koeficienti për edukatorët është bërë 2.15. e koeficienti është bërë jo 30% siç kërkon SBASHK-u, por 25 %''.

Në orët e pasdites kryetari i këtij komisioni z.Nati Hasani i ftoj në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Ne këtë takim ishin kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga këshilltari z.Ymeri Ymeri dhe nënkryetari i BSPK-se Atdhe Hykolli.

Kryetari i këtij komisioni z.Nait Hasani, ka dhënë informata lidhur me punën momentale që ka bërë ky komision, duke theksuar që është bërë ngritje për 0.20 të koeficienteve e cila përputhet me ofertën e dhëne nga kryeministri me datë, 20.01.2019 ofertë të cilën SBASHK-u e ka refuzuar me vendim të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.

Gjithashtu kryetari i komisionit z Nait Hasani i njoftoj delegacionin e SBASHK-ut se komisioni ende se ka përfunduar punën në versionin final, për ta dërguar në komisionet e nevojshme parlamentare para se të dërgohet ligji për votim në seancë.

Të nderuar grevistë, edhe përkundër përpjekjeve që të plotësohen kërkesat e drejta të juaja, ende rezultatet mungojnë, prandaj greva vazhdon edhe në ditët në vijim dhe për çdo lëvizje eventuale, do të informoheni përmes udhëheqësve tuaj sindikal dhe medieve të nderuara.

Zyra për informim

Prishtinë 24.01.2019

Dita e shtatë e grevës.

50647989 2177200275670871 2054735036128690176 nDita e shtatë e grevës.

Prishtinë 22.01.2019

Edhe përkundër presioneve të mëdha në disa komuna, e sidomos presion i madh që është duke u bërë në komunën e Deçanit, edhe dita e shtatë e grevës së punonjësve arsimor është mbajtur në të gjitha komunat në përjashtim të shkollës "Heronjët e Dukagjinit " në Gllogjan, e cila numëron 15 anëtarë, edhe në shkollën "Dëshmoret e Vokshit" në fshatin Pobërgj një mësimdhënëse ka tentuar të mbaj orën e parë, e cila pastaj iu ka bashkangjitur grevës në komunën e Deçanit.

50267772 2177200465670852 923885402815725568 nGjatë ditës së sotme kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtor vizitoi grevistët në komunën e Pejës, dhe pasdite do ta viziton edhe Këshillin Grevist në Deçan për të biseduar nga afër me ta për gjendjen në këtë komunë.

Vizita grevistëve iu bënë edhe në Prishtinë nga anëtarët tjerë të Këshillit Qendror Grevist në çerdhen "Xixëllonjat" në Prishtinë, ku biseduan për ofertën e ofruar nga qeveria si dhe vendimin që ka marrë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në takimin e djeshëm.

Apelojmë të kryetarët e komunave, si dhe të drejtoritë arsimore, që mos të bëjnë presion për thyerje të grevës në komunat e tyre dhe mos të përfshihen në "konflikt" derisa ata s'kanë mundësi të zgjedhjes së kërkesa ve të shtruara nga SBASHK-u, kërkesa te cilat vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës .

Njëherit kërkojmë nga ata, që para se ti ftojnë Këshillin Grevist në biseda "informative" ti lexojnë ligjet mbi organizimin sindikal, ligjin e grevës dhe statutin e SBASHK-ut dhe nga ato mund të marrin informata të sakta, se greva është e shpallur në nivel vendi dhe këtë të drejt të shpalljes së grevës e ka pas Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, i cili është i vetmi organ legjitim që mund ta përfundon grevën ne rast se janë plotësuar kërkesat.

50684653 2177200635670835 7171279694103314432 nTë nderuar kryetarë të komunave, anëtarët e këshillave greviste nëpër komunat tuaja janë punonjës tuaj, por janë edhe përfaqësues të punëtorëve të cilët i kanë zgjedh në mënyrë legjitime, ata kanë një udhëheqës sindikal ne nivel vendi, i cili iu jep udhëzime si të veprohet gjatë grevës, sikurse edhe ju që po merrni udhëzime nga "shefat" e juaj për ta thyer grevën dhe po kërkoni nga këshillat greviste që të bëhen të padëgjueshme ndaj zërit të udhëheqësit të tyre dhe zërit të anëtarësisë së tyre, vetëm e vetëm që ju të përmbushni detyrën që ju ka dhënë "shefi " i juaj.

Edhe njëherë ju ftojmë, që në vend të presioneve të ushtroni ndikimin e juaj te organet qendrore që të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve të komunave tuaja, sepse edhe thyerja eventuale e grevës në ndonjë institucion të komunës suaj, jemi të sigurt së nuk do të kontribuon në mbarëvajtje të procesit mësimor, por do të jetë vetëm një lajm mediatik sa për të thënë: ,, se ja një shkollë apo një komunë filloj punën" , por në ato mjedise nuk do të ketë mësim të mirëfilltë.

Në vend të detyrimeve për të filluar procesi mësimor zgjidheni dialogun, i cili dialog është duke u zhvilluar në nivel qendror.

Prishtinë
22.01.2019

SBAShK-u mbajti takimin e Këshillit Drejtues

50877570 406086663271627 5352949983047843840 nSBAShK mbajti takimin e Këshillit Drejtues

Prishtinë 21.01.2019
SBAShK-u sot mbajti takimin e Këshillit Drejtues në të cilin takim ishin edhe kryetarët e sindikatave komunale parauniversitare si dhe kryetarët e universiteteve, ku secili raportoj për gjendjen aktuale dhe paraqitën qëndrimet e anëtarësisë nga komunat dhe universitetet prej nga vinë lidhur me ofertën e ofruar nga qeveria por edhe për propozimet që sot dha një delegacion i udhëhequr nga ministri Bytyqi, ku të gjithë njëzëri udhëheqësit e sindikatave komunale dhe të universiteteve deklaruan se oferta e qeverisë është e papranueshme dhe duhet të vazhdohet me grevën edhe në ditët në vijim.
votimiKëshilli Drejtues i SBAShK-ut autorizoj Këshillin Qendror Grevist dhe Kryesinë e SBAShK-ut që në rast se do të ketë presione të ndryshme dhe tentohet që nxënësit të hyjnë në objektet shkollore apo në çerdhe Këshilli Qendror Grevistë të kaloj në formën tjetër të grevës duke mos u paraqitur në vendet e tyre të punës.Gjithashtu Kryesia mori autorizimin nga Këshilli Drejtues që të shqyrtoj mundësit që krahas grevës të marr edhe veprime tjera sindikale.
Nesër në ditën e 7 të grevës Kryetari i SBAShK-ut viziton Komunën e Pejës në ora 9:15 Çerdhen "Pllumbat e paqes" në ora 10:15 Gjimnazin "Bedri Pejani" dhe në ora 11:15 shkollën e mesme të ulët "8 Marsi" .

Greva vazhdon edhe ditët në vijmë

keshilli drejtues SBASHK 2019

Prishtinë, 20 janar 2019,

Te nderuar anëtar të SBASHK-ut dhe punonjës të te gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se Sonte në orët e vona të mbrëmjes ( në ora 19 ) ne objektin e qeverisë Kryetari Jasharaj u takua me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar nga kryeministri Haradinaj në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit. Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi qe nuk janë përfshirë punëtorët teknik, punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar.

Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë.

 

Prishtinë, 20 janar 2019,

Zyra për informim e SBASHK-ut

Vazhdon greva e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës

grava vazhdon 2019

Prishtinë, 20 janar 2019,

Greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor duke filluar nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në Universitete do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri sa institucionet e shtetit nuk përmbushin kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK për ngritjen e koeficienteve në Projektligjin e pagave për 30 % për të gjithë të punësuarit në arsimin e Kosovës.

SBASHK ka përcjellë me kujdes situatën në tërë Kosovën gjatë grevës dhe fton institucionet qendrore e lokale që të shtojnë angazhimet për të përmbushur kërkesën legjitime të SBASHK-ut. Po ashtu i kujtojmë ata që të heqin dorë nga idetë për të bërë presione ndaj grevistëve sepse do të përballen me ligjin e drejtësinë ngase greva jonë është legjitime dhe këtë të drejtë e mbron edhe ligji mbi grevat dhe Konventat ndërkombëtare.

Punëtorët e arsimit nuk ka mundur t'i frikësojë e t'i largojë nga misioni i tyre i shenjtë as pushtuesi serb me gjithë atë dhunë në vitet e 90-ta. Punëtorët e arsimit nuk mund t'i largojë as sot e gjithë ditën askush nga e drejta e tyre e garantuar me ligj për të shprehur kundërshtimin e tyre përmes grevës legale ndaj ligjit diskriminues e degradues të pagave.

Ne nuk po kërkojmë as me shumë e as më pak se të tjetër dhe prandaj do të qëndrojmë të palëkundur në angazhimet dhe përpjekjet tona për të realizuar kërkesën e drejtë për ngritje se paku për 30 % të koeficienteve për të punësuarit në tërë sistemin arsimor.

Të hënën,me datën 21.01.2019, në ditën e gjashtë të grevës së përgjithshme, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen Gëzimi i ynë ne ora 9 e 10 minuta për te vazhduar pastaj në ora 9 e 50 minuta në SHFMU Migjeni. Po ashtu Kryetari Jasharaj do të vizitojnë e dhe komunën e Vushtrrisë për t'u takuar me grevistët në SHFMU 2 ne ora 11 e 10 minuta dhe Çerdhen "Foleja" ne ora 11 e 40 minuta, kurse nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Obiliqit për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhes "Rrita Jone" ne ora 9 e 10 minuta për të vazhduar pastaj ne Fushë Kosovë ne SHFMU "Selman Riza" ne ora 11 .

Prishtinë, 20 janar 2019,

Apel Ministrisë së Arsimit, DKA-ve dhe Drejtorive Komunale

49698473 230710751170221 7550559773452664832 nApel Ministrisë së Arsimit, DKA-ve dhe Drejtorive Komunale

Prishtinë 18.01.2019

Duke përdorur metoda shantazhi dhe presione ndaj mësimdhënësve dhe duke i penguar të arrijnë në vendin e tyre të punës,duke ndërprerë ngrohjen në shkolla ku mbahet greva kontribuon në rritjen e diferencës mes qëndrimeve të përfaqësuesve të arsimit dhe punëdhënësve prandaj ju bëjmë apel MASHT-it, DKA-ve dhe Drejtorive komunale ti lënë përpjekjet e kota për të tentuar që të thehet greva pasi grevistët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre në të gjitha rrethanat përndryshe e detyron SBAShK-un të zbaton pikën 3.1 të nenit 10 të Ligjit për greva që mundëson që të punësuarit të mos paraqiten fare në vendin e tyre të punës.
I drejtohemi MASHT-it, DKA-ve dhe drejtorëve të institucioneve arsimore që sa më shpejt të realizojnë kërkesat e SBASHK-ut që mos të humben orë mësimore sepse në sektorët tjerë ditët e grevës nuk zëvendësohen dhe prandaj nuk do të zëvendësoj orët e ditët e humbura në grevë as sektori i arsimit, përveç nëse punëtorët e arsimit vendosin ndryshe. Pra deri me sot dihet se ky vit shkollor ka 5 ditë më pak e deri në fund të këtij viti shkollor sa ditë të humbura mund të jenë varet nga përkushtimi i institucioneve përkatëse në realizimin e kërkesave e të punësuarve në tërë sistemin arsimor nga çerdhet e deri në Universitete.
Duke u bazuar në të dhënat e më parshme i drejtohemi institucioneve të gjejnë kurajë për ngritjen e koeficienteve për 30 % nga punëtorët tekniko-ndihmës e deri te Rektori ose nga çerdhet deri te universitetet apo varianti tjetër më i mirë i mundshëm duke pasur parasysh se ky ligj ka shumë mangësi për të punësuarit në sektoret publike me kualifikim të njejtë dhe për punë të ngjashme të tërhiqet ky ligj në mënyrë që të ulen bashkarishtë institucionet me punëtorë dhe të bëjnë një ligj i ri ku të gjithë sektorët do të jenë të ranguar në vendin e tyre meritorë.
Prishtinë 18.01.2019

Ma artikuj...

  1. Dita e katërt e grevës së përgjithshme
  2. Dita e tretë e grevës së përgjithshme
  3. Greva vazhdon.
  4. Në grevën e përgjithshme të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  5. Apel nga SBASHK-u, drejtuar nxënësve, prindërve dhe deputetëve
  6. SBASHK shpall Grevën e Përgjithshme në arsim
  7. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me Kryeministrin Haradinaj
  8. Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga Sindikatat e Arsimit të Evropës
  9. Ecuria e grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës
  10. Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve, SBASHK-u paralajmëron grevë tjetër
  11. Të tërhiqet Projektligji i pagave e të ndihmohet ushtria e Kosovës
  12. U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  13. SBASHK i pajisë me certifikata mësimdhënësit, anëtarë të saj në Viti që mbaruan me sukses trajnimin: "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social "
  14. SBASHK-u përkrahë Programin Nacional për Rininë
  15. SBASHK-ut vazhdojnë t'i shtohen radhët
  16. Takim i përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bytyqi
  17. Trajnime me kolegët nga shkollat e Lipjanit, Vitisë dhe Pejës
  18. Sindikatat e Arsimit të Evropës në Konferencë speciale në Athinë
  19. SBASHK-u takohet me miqtë e vjetër e të vëretë të arsimit shqip të Kosovës
  20. SBASHK në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Sllovenisë
  21. 17.11.2018 - Gjatë ketij vikendi SBASHK-u vazhdon me trajnime sindikale ne tri komuna
  22. Lartësim kujtimi për trimat e lirisë dhe për pishtarët e dijes
  23. SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ-in mbajtën konferencë për komunitetet e të mësuarit së bashku
  24. Edhe më 03 e 04 nëntor u vazhdua me aktivitete sindikale
  25. Kanë vazhduar trajnimet me mësimdhënës në Lipjan e Viti
  26. Limaj i jep mbështetje të plotë angazhimeve të SBASHK –ut
  27. SBASHK-u nuk ndalet me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  28. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna
  29. Dita botërore e mësuesit
  30. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit
  31. Takim i rëndësishëm i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Bruksel
  32. Kryeministri Haradinaj u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  33. Të 11 milionë sindikalistët e arsimit të Evropës u njoftuan për protestën e SBASHK
  34. Letra mbeshtetese e Komitetit te Unionit te Sindikatave Evropiane të Arsimit
  35. Reagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve
  36. Protesta alarm Qeverisë se veprimet sindikale mund të përshkallëzohen
  37. SBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë
  38. Simpoziumin Ndërkombetar "Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat"
  39. SBASHK i drejtohet publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës
  40. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të Kosovës
  41. SBASHK vizitoi institucionet komunale të Drenasit
  42. SBASHK-u në mbështetje të anëtarësisë në Qendrën Burimore në Pejë
  43. SBASHK-u nuk ka të ndalur në angazhimet në shërbim të anëtarësisë Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Amerikane
  44. Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave
  45. SBASHK-u me trajnimin për dialogun social edhe në Kamenicë
  46. SBASHK-u, Ministrit Bytyqi: Shtatori me zile apo me greva!
  47. Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar
  48. Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera
  49. SBASHK informoi Ministrin Jagcilar për kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave
  50. Grupi i parë i pushuesve u kthye nga bregdeti shqiptar

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook